Mziu në tregun ushqimor në Dibër: 20 milionë lek shpenzim për një godinë që nuk funksionon, rrezikon seriozisht shëndetin dhe jetën e banorëve

Mziu në tregun ushqimor në Dibër: 20 milionë lek shpenzim për një godinë që nuk funksionon, rrezikon seriozisht shëndetin dhe jetën e banorëve

Xhelal Mziu ne Dibër

Drejtuesi politik i Qarkut të Dibrës Xhelal Mziu ishte në tregun e frutave perimeve, prodhime bio të zonës por të cilat shiten në kushte skandaloze, mes baltës dhe pluhurit.

Tregtarët thonë se shteti nuk ka investuar për një treg sipas kushteve të përshtatshme higjienike.

"Mbylli tregun, mbylli markatën, mbylli thertoren dhe sot tregtohet në rrugë, apo edhe më keq tregtarët nuk vijnë në një treg "rrugë" ku nuk mund të blihet. Pak kohë më parë bashkia ka investuar rreth 20 mil.lekë në një ndërtesë vetëm për ta lyer me gëlqere, por pa plotësuar asnjë kusht për të tregtuar në të.

Kjo situatë ku mungon tregu, mungojnë pikat e grumbillimit, mungojnë frigoriferët, mungon shteti, fermerët kanë marrë masa ekstreme duke i prerë pemët, pasi prodhimet kalben dhe hidhen përrenjve", tha Xhelal Mziu.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim