TIRANE- Në 22 korrik 2013 Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë së Kamzës, u vlerësua me titullin “Doktor” për një punim shkencor, të cilin e ka publikuar më pas edhe në edhe në internet. Por në blogjet dhe faqet e internetit qarkullon një variant në italisht i punimit shkencor me të cilin, kryebashkiaku i Kamzës iu paraqit jurisë së Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Juria e ngritur pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit e vlerësoi atë “Shumë mirë” duke i dhënë Xhelal Mziut gradën shkencore “Doktor” në fushën: Ekonomi dhe Agrobiznes, Profili: Financë-Kontabilitet”,- thuhet në diplomën e marrë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Mirëpo punimi i tij rezulton të ketë mangësi të theksuara në vendosjen e burimeve. “Trajtimi që i ka bërë temës nuk është teoriko-shkencor. Rasti që ai ka marrë në studim nuk shpjegon shpenzimet publike të infrastrukturës së Kamzës. Për këtë arsye, komisioni i vlerësimit të titujve akademikë pranë Ministrisë së Arsimit, ka vendosur që të mos ia njohë titullin Mziut, për arsye se punimi i tij dëshmon prurje të preferuara nga autorë dhe punime të tjera, çka njihet ndryshe si plagjiaturë.
Punimi shkencor i Mziut është një shkelje e rëndë e Rregullores për Etikën në Veprimtarinë Kërkimore dhe Botuese, parashikuar në pikën 3.2 mbi parimin e ndershmërisë. Kështu, në faqen 14 të kapitullit 1.3 mbi "Llojet kryesore të investimeve", Mziu rendit pa dëshmuar burimin dhe referencat teorike.
(Ne foto: Diploma)
Shkrimi u publikua sot (21.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com