TIRANE - Në muajin shkurt dy organizata që punojnë për të drejtat e LGBT, “Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT” dhe “Pro LGBT” i propozuan komunitetit LGBT që të votonin për personazhin femër dhe mashkull që sipas tyre kishte ndihmuar apo kishte qenë më afër kauzës LGBT.

Ata propozuan 6 emra zonjash dhe 6 emra zotërinjsh:Delina Fico, Iris Luarasi, Margarita Kristidhi Milkani, Inida Gjata, Desada Metaj dhe Elsa Ballauri. Igli Totozani, Fatos Lubonja, Mustafa Nano, Gezim Tushi, Foto Strakosha dhe Arjan Çani.

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, në konsultim me të paktën 1800 pjesëtare të komunitetit të tyre kanë vendosur të dorëzojnë çmimet për Aleatet LGBT të vitit me 13 maj gjatë hapjes së ekspozitës Art 1. në Muzeun Historik Kombëtar.

“Kjo është hera e parë që në propozojmë një çmim të tillë. Kemi patur dëshirë jo vetëm t'i themi faleminderit mbështetësve tanë në një mënyrë dinjitoze por përmes saj të mund të përcjellim dhe një mesazh pozitiv për të gjithë njerëzit me mëndje të hapur që të vazhdojnë të mos paragjykojnë askënd për shkak të veçorive, apo dallimeve” shprehet Kristi Pinderi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)