NEW YORK - Gjatë vitit 2014 të paktën 60 gazetarë kanë humbur jetën teksa ndodheshin në krye të detyrës, prej të cilëve 17 janë vrarë gjatë raportimeve nga Siria, thuhet në raportin vjetor të Komitetit për Mbrojtjën e Gazetarëve të publikuar të martën.
Komiteti me selinë në New York, në raportonin e tij vjetor vuri në dukje që akoma janë duke vazhduar hetimet rreth vdekjës së 18 gazetarëve të tjerë, në mënyrë që të përcaktohet nëse vdekja e tyre është lidhur me kryerjen e detyrës apo jo.
Sipas të dhënave të fundit, në Siri nga fillimi i luftës civile në mars të vitit 2011 deri më sot janë vrarë 79 gazetarë. Pothuajse gjysma e gazetarëve të vrarë në 2014 kanë humbur jetën në Lindjen e Mesme. Edhe pse në vitin e kaluar janë vrarë 70 gazetarë, në 2014 14 gazetarë janë vrarë gjatë raportimeve ndërkombëtare në fronte të vështira.
Rreziku gjatë kryerjes së detyrës getareske në zonat e konfliktit ka arritur kulmin në gusht dhe shtator të këtij viti, kur militantët e organizatës terroriste ISIL vranë brutalisht dy korrespondentë amerikanë. ISIL më 14 gusht ka publikuar një video të vrasjes së amerikanit James Foley, i cili ishte marrë peng në Siri në nëntor 2012. Dy javë më pas, organizata terroriste po ashtu ka filmuar prerjën e kokës së Steven Sotloff, gazetarit amerikan i cili ishte rrëmbyer në gusht të vitit 2013.
Së paku katër gazetarë dhe tre punonjësit e mediave kanë humbur jetën në korrik dhe gusht, gjatë ofenzivës ushtarake të Izraelit në Gaza. Në Ukrainë janë vrarë të paktën pesë gazetarë dhe dy punonjës të mediave. Sipas të dhënave të deritanishme, vendet më të rrezikshme për kryerjen e kësaj punë janë Iraku, Siria dhe Filipinet. Komiteti po ashtu ka filluar me grumbullimin e informacioneve për vrajsën e gazetarëve në vitin 1992.
/Shqiptarja.com