Bardhi kërkon interpelancë me Ramën për 'Becchetin', Balla: Kryeministri nuk sqaron një shpifje

Ministri i Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Taulant Balla foli për interpelancën e kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama për çështjen Beccheti.

Ai tha se ato janë shpifje dhe lajme të rreme dhe se kryeministri nuk vjen për të sqaruar një shpifje.

‘Për një shpifje të propaganduar publikisht, sepse bëhet fjalë për një lajm të rremë se 130 milionë euro një elementi kriminal me të cilin shteti shqiptar po vazhdon që të përplaset në gjyqe apo në procese penale, jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtete të tjera. Thuhet se kërkohet Rama për të sqaruar një shpifje. Ma gjeni në rregullore se kush është detyrimi i kryeministrit se duhet të paraqitet për të sqaruar një shpifje. Jo vetëm kryeministrit por edhe ministrat janë të gatshëm të vijnë në çfarë do lloj por kur kërkesa juaj të ketë fakte që mbrokjnë interesin publik.. Nuk thuhet në asnjë vend që ai duhet të jap shpjegime për shpifje. Shpifjet s'janë të lejueshme. Lajmet e rreme janë deteje që duhet të bëhemi bashkë për tu përballur', tha ai. 


Lajmi kryesor:

LIVE-Kuvendi/ PS rrëzon me votë 'interpelancën me Ramën për 'Becchetin'! E kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! Bardhi: Ju urdhëroi vëllai i Olsit


S.B/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Angli/ U kap me pistoletë në makinë, dënohet me 5 vite burg shqiptari! Qeshi kur e prangosën

Angli/ U kap me pistoletë në makinë, dënohet me 5 vite burg shqiptari! Qeshi kur e prangosën