Në 24 orë policia arreston 38 persona

Vijon puna e Policisë për rritjen e parametrave të sigurisë në vend dhe goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër vijojnë kontrollet për persona në kërkim, persona me preçedent penal dhe  armëmbajtje pa leje, verifikimin dhe ndjekjen e  konflikteve të dhunës në familje, monitorimin dhe ndalimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Gjatë 24 orëve të fundit  në të gjithë vendin janë  arrestuar e ndaluar 38 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe është sekuestruar një sasi  lënde narkotike dhe konkretisht:

- Janë kapur 10 persona që ishin të shpallur në kërkim .

- 5 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

- 3 persona për vjedhje të energjisë elektrike.

- 5 persona të arrestuar  në flagrancë për vjedhje.

- 4 persona për dhunë në familje dhe armëmbajtie pa leje.

- 11 persona të arrestuar për krime kundër personit, pronës, kundërshtim të punonjësit të policisë, narkotikët etj.

Policia Rrugore ka vendosur 324 masa administrative për shkelje të ndryshme të  Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi, e bllokuar 2 automjete pa dokumentacion përkatës. Gjithashtu ka shoqëruar për verifikime të ndryshme, 18 persona  në të gjithë vendin.

Edhe në ditët në vazhdim njofton policia Ppolicia do vijojë punën me shërbime të përforcuara duke ngritur pika kontrolli në akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe atyre të frekuentuara nga persona me preçedentë penal, për të parandaluar paligjshmërinë në vend dhe krijuar një ambjent e shoqëri më të sigurt.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

I nxirë dhe me plagë në fytyrë, Medi Iseni publikon video për herë të parë pas sherrit me Noizy-n