Në 3 korrik, TAP nis punimet
për rrugët dhe urat në Shqipëri
Në datën 3 korrik në qytetin e Çorovodës do të përurohet çelja e punimeve për ndërtimin e rrugëve dhe urave në gjurmën ku do të kalojë nëpër Shqipëri tubacioni i gazit të TAP-it (Trans Adriatic Pipeline), ku pritet pjesëmarrje e nivelit të lartë të Qeverisë.
Në datën 3 korrik në qytetin e Çorovodës do të përurohet çelja e punimeve për ndërtimin e rrugëve dhe urave në gjurmën ku do të kalojë nëpër Shqipëri tubacioni i gazit të TAP-it (Trans Adriatic Pipeline), ku pritet pjesëmarrje e nivelit të lartë të Qeverisë.
Burime zyrtare të “2B Agency” agjenci e ngarkuar për marrëdhëniet publike të TAP-Albania, thanë sot për ATSH-në, se ndërtimi i rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri është hapi i parë në përgatitjet e TAP-it për ndërtimin e tubacionit, që parashikohet të fillojë në vitin 2016.
Punimet që nisin në 3 korrik përfshijnë aksin rrugor nga Skrapari drejt Vithkuqit, një rrugë e njohur mesjetare, pasi këtej kalonin karvanët që lidhnin Korçën dhe zonat qendrore të Shqipërisë.
TAP do të ndërtojë dhe rehabilitojë mbi 100 kilometra rrugë përgjatë trajektores së tubacionit, duke nisur në Vishocicë, Trestenik, Vithkuq dhe Shtyllas në rajonin e Korçës, Çorovodë, Kakrukes në rrethinat e Potomit, në rajonin e Beratit deri në Seman dhe Topojë në rajonin e Fierit. Gjithashtu do të ndërtohen dy ura të reja dhe do të rehabilitohen rreth 50 ura ekzistuese në rajonet e Korçës, Beratit dhe Fierit.
Punimet do të kryhen nga një sipërmarrje e përbashkët si konsorcium, “Gener 2″ sh.p.k dhe “Sicilsaldo”, të miratuar pas një tenderi të hapur nga TAP-i. Kompania “Gener 2″ është udhëheqëse në konsorcium, është kompani shqiptare me përvojë 20 vjeçare që merret me ndërtim dhe zhvillim. Ndërsa “Sicilsaldo” s.p.a është kompani italiane e specializuar në inxhinieri, prokurim dhe ndërtim në sektorin e naftës dhe gazit, energjisë elektrike dhe afron shërbime nga projektimi dhe ndërtimi deri në mirëmbajtjen e impianteve dhe tubacioneve.
Projekti “Trans Adriatic Pipeline”, ose siç njihet TAP, është më i madhi i projektuar për të transportuar gaz nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik në Italinë e Jugut dhe më tej në Evropën Perëndimore.
Tubacioni i TAP-it ka gjatësi prej 870 km dhe do të transmetojë 10 miliardë metra3/vit dhe pritet të zgjerohet në 20 miliardë metra 3/vit më vonë.
Marrë nga ATSH
Redaksia Online( Gre.M/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18