LEZHE- Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Lezhë-Laç mbrëmjen e sotme. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur lehtë. Ngjarja ka ndodhur në dalje të urës së Milotit dhe si pasojë e përplasjes së tre automjeteve është bllokuar edhe qarkullimi i mjeteve të tjera në këtë aks rrugor.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërsa të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com