Në Beograd po shtohen mbështetës të ideve për dhënien e dimensionit gjeopolitik rastit të ankesimit të Krimesë dhe veriut të Kosovës. Në këtë vijë, aktualisht funksionon edhe subjekti Lista Serbe e krijuar nga Beogradi e cila nga zgjedhjet locale dhe parlamentare në Kosovë, ka dal si subjekti më i madh serb në Kosovë.
Barrikada “Parku i Paqes”, e ndërtuar mbi urën kryesore të lumit Ibër nga lidershipi i Mitrovicës veriore dhe Qeveria e Serbisë, po krijon rrethanë të re politike që e tejkalon Marrëveshjen e Brukselit për integrimin e kësaj pjese.
Prania e Qeverisë së Serbisë në vendosjen e parkut ndarës mes jugut dhe veriut të Mitrovicës, paraqet një rast më të rëndë sesa veprimi i qytetarëve lokalë serb të veriut, kur në korrik të vitit 2011 kishin vendosur barrikadën me rërë e gurë.
Kjo barrikada e fundit, për syrin e njeriut mbase mund të duket më e bukur e stilistike, por për nga dimensioni politik ajo paraqet një vepër të Qeverisë së Serbisë, që për Prishtinën do të nënkuptone një mesazh për riaktivizimin e ambicieve kaherë të theksuara serbe për aneksimin e kësaj pjese të Kosovës.
Analisti nga Beogradi, Dushan Janjiç, rikujton se nga liderë të caktuar serbë shpesh janë dëgjuar ide për krahasimin e Krimesë me veriun e Kosovës. Ide të tilla, ai ka dëgjuar edhe nga presidenti Tomislav Nikoliç, kryeministri i dikurshëm dhe tani ministri i jashtëm, Ivica Daçiç, kurse nuk ka dëgjuar ndonjëherë që për këtë krahasim të flasë edhe kryeministri aktual Aleksandar Vuçiç.
Marrë nga "Tribuna"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com