Në Big Brother Albania
8 tashmë edhe një fermë

Në Big Brother Albania<br />8 tashmë edhe një fermë
Nuk mungojnë asnjëherë surprizat dhe të papriturat në shtëpinë e Vëllait të Madh.
 
Eleonora mbledh të gjithë banorët për t’i lexuar një njoftim të rëndësishëm nga Big Brother. Vëllai i Madh i kujton banorëve se:

Në spektaklin e së shtunës u njohën me këndin e fushës ku është ngritur “Ferma”. Nga ky moment “FERMA” do të jetë një nga punët e tyre të përditshme në shtëpi. Në javën e parafundit të qëndrimit këtu, ata do të ushqehen tërësisht nga prodhimi i tyre në “Fermë”.

Kjo varet nga ata: të ushqehen vetëm me ato që do të prodhojnë, ose me buxhetin e fituar nga shitja e prodhimit të tyre në “Fermë”.

Secili prej tyre, është një kandidat për ta fituar këtë edicion të “Big Brother”, për këtë arsye, ata duhet të punojnë seriozisht, sepse puna “me hile” në “Fermë” mund të cënojë buxhetin e javës për secilin prej atyre që do të ketë mbetur ende banor i kësaj shtëpie.

Një nga shtretërit e serave është lënë gati për ta, si shembull për të ndërtuar shtretërit e tjerë. Ata duhet të ndërtojnë edhe gjashtë shtretër të tjerë serash, në vendet e shënuara. Veglat e punës dhe ato të ndërtimit do t’i gjejnë aty. Pasi të mbarojnë ndërtimin e shtretërve, do t’u ofrohen edhe farat apo fidanët. Për çdo sqarim nuk duhet të hezitojnë të kërkojnë ndihmë.

Nga ky çast, puna në “FERMË” quhet e filluar. Big Brother i uron punë të mbarë!

ferme bb

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dinamo thyen serinë e Vllaznisë, e përmbys 2-1 në 'Elbasan Arena'! Laçi 'pa busull', mposhtet nga Teuta

Dinamo thyen serinë e Vllaznisë, e përmbys 2-1 në 'Elbasan Arena'! Laçi 'pa busull', mposhtet nga Teuta