KORCE- SHKODER Parku Kombëtar i Bozdovecit vijon, prej gati 1 jave, të mbizotërohet nga flakët edhe këtë të premte. Nga zyra e Shtabit të Emergjencave në prefekturë mësohet se flakët ndodhen shumë pranë vilave të Bozdovecit. Rreth orës 10:30 kanë mbëritur në këtë park 140 forca të armatosura nga Berati,të cilat ju janë bashkuar kështu 28 forcave ushtarake të mbëritura ditën e enjte si dhe 100 punonjësve të Drejtorisë të Shërbimit Pyjor,Komunës Drenovë,zjarrfikëseve dhe banorëve të zonës. Situata po ndiqet nga afër nga prefekti njëkohësisht dhe kryetari i shtabit të emergjencave,Korcë Andrea Mano si dhe nënkoloneli që shoqëron forcat e mbëritura nga Berati,Arben Kingji. Të gjitha forcat që ndodhen në terren po punojnë për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve drejt vilave të Bozdovecit,Gurit të Capit dhe masivit pyjor të Moravës.
Në Parkun Kombëtar të Bozdovecit dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm, ndërkohë që nga policia konfirmohet se vazhdojnë hetimet për kapjen e autorve,por deri tani nuk ka asnjë të ndaluar. Ky park kombëtar është përfshirë nga flakët prej orës 23:00 të së shtunës,ndërsa sipërfaqja e djegur arrin në 70 ha nga 110 që është i gjithë parku. Nga drejtori i shërbimit pyjor të Devollit,Luan Nushi konfirmohet se janë lokalizuar tërësisht flakët në drejtim të Parkut Kombëtar të Dardhës. Në Rajonin Juglindor mbetet ende aktive dhe vatra e zjarrit në Mal të Bardhë.
QARKU SHKODER 14 VATRA ZJARRI
Gjatë 24 orëve të fundit situata e zjarreve në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet :
Në Rrethin Shkodër: Aktualisht në këtë rreth kemi një vatër zjarri në komunën Shalë ndërmjet fshatit Ndërlysaj dhe Gimaj. Sipas informacionit të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor kjo vatër është izoluar.
Në rrethin Malësi e Madhe kemi pesë vatra zjarri të cilat ndodhen në vende tepër të thepisura dhe të pa mundura për të punuar strukturat e shërbimit pyjor dhe komuniteti për vënien e tyre në kontroll si:
Komuna Kelmend një vatër zjarri në fshatin Vukël, kryesisht pyll pishe dhe ahi.
Komuna Kelmend, një vatër zjarri në malin e Haramisë, në Budaç, kryesisht pyll ahu, komunal.
Komuna Kelmend, një vatër zjarri në mali i Grebenit, Vermosh, pyll ahu. ( Në inventarin e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor ).
Komuna Kastrat një vatër zjarri në Fushë të Zezë, kryesisht pyll pishe dhe ahi. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë vatër ka rënë intensiteti.
Komuna Shkrel një vatër zjarri në Luginë të Rrjollit, kryesisht pyll ahi dhe lisi.
Në Rrethin Pukë, kemi gjithsej 3 vatra zjarri aktive:
Në Malin e Krrabit në Mide tek antenat një vatër zjarri aktiv.
Në komunën Qafë Mali, fshati Orosh në Kryezi vatër aktive e cila ka marrë përmasa të mëdha dhe ka kaluar në fshatin Flet të Komunës Blerim.
Pritet angazhimi i 55 forcave të Repartit Ushtarak të Vau Dejës, në ndërhyrjen e tyre për fikjen e kësaj vatre zjarri. Në komunën Iballë vazhdon vatër në Qafë Shari.
(sg/di/.en/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com