Ekipet e Komandës së rojës Bregdetare në Detin Egje për 5 ditë kanë shpëtuar 2 mijë e 791 emigrantë ilegalë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas një deklarate nga autoritetet theksohet se nga data 10-14 gusht në qytetet Izmir, Aydin, Balikesir, Çanakala dhe Muğla është ndërhyrë në 58 ngjarje në lidhje me emigrantët ilegalë të cilët kanë tentuar të kalojnë në Greqi.
 
Si pasojë e ndërhyrjes janë shpëtuar 2. 791 emigrantë ilegalë.

Shumica e tyre janë me origjinë siriane dhe ndërmarrin këto udhëtime të vështira pasi largohen nga zonat e luftës në Siri .
 
Ndërsa theksohet se që nga viti  i ri në Detin Egje janë shpëtuar 33 mijë e 180 klandestinë, dhe janë arrestuar 47 persona, të akuzuar për trafikim ilegal të emigrantëve.

 

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )