Në flak fabrika e fishekzjarrëve në Kombinat

Ora 19.37 ZJARRI DREJT SHUARJES TOTALE
Zjarrfikësit kanë arritur të kontrollojnë flakët dhe tashmë zjarri është drejt shuarjes totale. Flakët arritën të kontrolloheshin dhe u shmangën dëme të tjera.

Ora 18.51 INTENSITETI I FLAKEVE ESHTE NE ULJE
Dëshmitarë nga vendngjarja deklarojnë se intensiteti i zjarrit është në ulje. Ndërkohë, mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikëse të ushtrisë.

Ora 18.38 SHEFI I ZJARRFIKSEVE, HOXHA: SITUATA PO PERMIRESOHET
Në një deklaratë për mediat shefi i zjarrfikësve, Haki Hoxha, ka deklaruar se për rreth 30 minuta situata do arrihet të vihet nën kontroll. Hoxha ka deklaruar se asnjë banesë nuk është prekur nga flakët. Vetëm disa biznese dhe tregu është prekur nga flakët. Sipas Hoxhës nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Ora 18.28 NE VENDNGJARJE EDHE FORCAT RENEA
Për të kontrolluar panikun që është përhapur ndërmjet banorëve, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat RENEA.

Ora 18.19 MBERRINE DHE DY ZJARRFIKESE NGA DURRESI
Në ndihmë të zjarrfikësve që gjenden në vendngjarje, mësohet se kanë mbërritur edhe 2 zjarrfikëse të tjera nga Durrësi. Mësohet se numri i zjarrfikësve që po kontrollojnë flakët ka arritur në 10.

Ora 18.07 PERFSHIHEN NGA FLAKET EDHE 2 BIZNESE

Flakët e përhapura kanë arritur të përfshinë edhe një shtëpi dhe dy biznese private, të cilat gjenden pranë magazinës.

Ora 18.04 RREZIKOHET NJE PIKE KARBURANTI
Mësohet se nga flakët rrezikohet të përfshihet edhe një pikë karburanti, që gjendet pranë magazinës së fishekzjarrëve.

Ora 17.57 MBERRIN EDHE 4 ZJARRFIKESE TE TJERA
Në ndihmë të forcave të ndryshme në vendngjarje kanë mbërritur edhe 4 zjarrfikëse të tjera, të cilët po përpiqen të kontrollojnë flakët.

Ora 17.35 MBERRIN NE VENDNGJARJE ZJARRFIKESJA E PARE
Në vendngjarje ka mbërritur një zjarrfikëse dhe forca të policisë, të cilët kanë filluar evakuimin e banorëve të zonës.

Ora 17.18 DIGJET MAGAZINA E FISHKEKZJARREVE NE TIRANE
Një fabrikë fishekzjarrësh në kryeqytet është përfshirë nga flakët, vetëm pak minuta më parë. Rreziku më i madh vjen nga pozicioni i fabrikës, e cila gjendet në kryqëzimin e unazës së re në vendin ku gjendet tregu ushqimor, në qytetin e nxënësve.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së