TIRANE- Këtë fundjavë  spitali i Pediatrisë në Qëndrën Universitare “Nënë Tereza”, është mbipopulluar nga numri i urgjencave dhe vizitave të fëmijve. Sipas të dhënave nga ky insititucion , në 48 orë në fundjavë janë paraqitur për ndihmë mjekësore mesatarisht rreth 450 fëmijë në ditë. Fluksi pranë Pediatrisë ka qënë më i madh edhe për shkak të mbylljes në fundjavë të Ambulacave të lagjeve. Sipas mjekëve të këtij pavioni në këtë spital, për shkak të kushteve klimaterike të paqëndrueshme, shumë fëmijë janë prekur nga një virozë sezonale. 

Siptomat kryesore të kësaj viroze të shfaqura nga fëmijët janë, temperatura, hundë të bllokura, gjendje këputjeje dhe në disa raste edhe humbje ndjenjash apo të vjella. “Neglizhenca më e madhe në këto raste vjen nga prindërit të cilët nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur fëmijve të tyre, dhe kujtohen për ta vetëm kur sëmundja ka përparuar”, shprehet një prej pediatreve të QSUT-së. Mjekët këshillojnë që prindërit kur vënë re siptomat e para të sëmundjes tek fëmijët e tyre, duhet t’i japin medikamentet e nevojshme që shërbejnë në uljen e temperaturës dhe uljen e rrezikut për avancimin e sëmundjes.

Për shkak të fluksit gjatë fundjavës drejtuesit e QSUT-së kanë shtuar stafin mjekësor për ti dhënë një mjekim sa më cilësor fëmijve të vegjël. Mjekët këshillojnë që në shmangie të këtyre virozave, të shmangen ambjentet e mbyllura, pasi në to mundësitë e marrjes së një sëmundjeje është më e madhe. Gjithashtu e rëndësishme është përdorimi i lëngjeve dhe qëndrimi larg ambjententeve me temperature të ulta.

Shkrimi u publikua sot (18.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)