Në Gjermani regjistrohet vdekja e
parë nga fruthi, vdes foshnja 18-muajshe

Në Gjermani regjistrohet vdekja e<br />parë nga fruthi, vdes foshnja 18-muajshe
BERLIN - Foshnja 18 muajshe e gjinisë mashkullore, e cila vuante nga fruthi, vdiq në spitalin e Berlinit. Bëhet fjalë për vdekjen e parë që kur disa muaj më parë papritmas filloi të rritet numri i fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje në kryeqytetin e Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Spitali Charité tha se nga autopsia e foshnjës, i cili nuk ishte vaksinuar kundër fruthit, është konstatuar se ka vuajtur nga një tjetër sëmundje e cila nuk do të shkaktonte vdekjen e djalit po të mos ishte i sëmurë nga fruthi.

Në muajt e fundit në Berlin janë regjistruar më shumë se 570 pacientë me fruth. Zyrtarët thonë se rritja e numrit të pacientëve ka ndodhur pasi sëmundja është diagnostikuar në një fëmijë, prindërit e të cilit erdhën nga Bosnja dhe Hercegovina për të kërkuar azil në Gjermani.

Ministri i Shëndetësisë, Hermann Groehe të hënën kërkoi që të shtohen përpjekjet për të garantuar që sa më shumë fëmijë të vaksinohen. Sipas ministrit, "nëse kjo nuk funksionon, futja e detyrimit të vaksinimit nuk do të jetë temë tabu", edhe pse aktualisht nuk është ashtu.

Fruthi është një sëmundje akute infektive e shkaktuar nga virusi i fruthit nga familja paramiksovirus. Deri më sot, është i njohur një tip i virusit të fruthi dhe kundër tij nuk ka vaksinë efikase.

Fruthi është një sëmundje kundër të cilit nuk ka asnjë medikament specifik, në disa raste mund të përfundojë edhe me vdekje, ndërsa vaksinimi i kontrolluar në mënyrë të konsiderueshme ka ndihmuar parandalimin dhe trajtimin, si pasojë kjo sëmundje tani është endemike në shumë pjesë të botës.

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut