Në gjyq 11 lazaratësit që dyshohen
për vrasjen e policit Ibrahim Basha

Në gjyq 11 lazaratësit që dyshohen<br />për vrasjen e policit Ibrahim Basha
Ekzekutuan efektivin e forcave speciale Ibrahim Basha një vit më parë në Lazarat dalin para gjykatës 11 të dyshuarit e grupit kriminal të drejtuar nga Arbjon Aliko.

24 Qershorin e vitit 2015 ishte një operacion rutinë i policisë në Lazarat, por hetimet pas vrasjes së Bashës nxorën në pah se ky grup i drejtuar nga Aliko kish planifikuar rikthimin e kultivimit të dorgës në fshat dhe kundërshtimit me armë të policisë.

Të dyshuar për këtë krim kanë 11 persona mes tyre Arbjon Aliko, Alban Aliko, Bajram Bocia, Elvis Boçia, Elson Kazma, Xhuljo Malo, Klodian Selimi, Oltian Proko, Dervish Gaba, Ruhan Hiraj, Iljaz Xhaferraj por dhe pse vrasja e Bashës u hetua mbi 8 muaj asnjëherë su identifikua kush qëlloi mbi të.

Arbjon Aliko më i madhi prej dy vëllezërve Aliko nën akuzë ka mohuar të ketë vrarë policin, por arratia e tyre dhe kundërshtimi për tju dorëzuar policisë bënë që operacioni për kapjen e tij dhe të vëllai Alban Aliko të zgjaste plot 3 ditë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë