Në gjyq ish- të përndjekurit
Rusmali të vijë dëshmita

Në gjyq ish- të përndjekurit<br />Rusmali të vijë dëshmita
TIRANE- Dy ish-të përndjekurit politikë Lirak Bejko (ne foto) dhe Gjergj Ndreca që janë marë të pandehur nga prokuroria për goditjen e Ilir Rusmali, i kanë kërkuar gjykatës thirrjen si dëshmitar, në sallën e gjyqit, të deputetit demokrat. Kërkesa i është bërë gjyqtarit Artan Gjermeni, ku veç këtij emri dy ish-të përndjekurit kanë kërkuar thirjen si dëshmitarë edhe të katër personave të tjerë, të cilët sipas të pandehurve kanë dijeni rreth rrethanave të ndodhjes së ngjarjes. Në seancën e djeshme, nuk ishte paraqitur asnjë nga dëshmitarët, përfshirë këtu dhe deputetin e PD Ilir Rusmali por dhe dëshmitarët që ka kërkuar përfaqësuesi i prokurorisë së Tiranës në këtë proces. Nisur nga këto kushte, gjykata ka vendosur shtyrjen e senacës për një datë tjetër. Tashmë nuk dihet nëse deputeti Rusmaili, do paraqitet në gjykatë ose jo, por ai në muajin Shkurt teksa ishte duke dalë nga selia e palamentit është qëlluar me grushta nga i pandehuri Lirak Bejko. Në muajin shkurt një grup ish-të përndjekurish ishin mbledhur përpara selisë së shoqatës, pak metra larg selisë së seancave plenare dhe po bënin homazh për Grigor Zaharinë, një ish-i përndjekur, i cili prej 20 ditësh kishte mbetur në morgun e Tiranës, pasi nuk kishte të afërm për ta varrosur. Arkivoli me trupin e Zaharisë ishte vendosur në oborrin pranë selisë së shoqatës, ndërsa vetë ish-të përndjekurit shprehën indinjatën për shtetin që nuk u kujdes të paktën për varrimin e Zaharisë. Në këtë moment deputeti Rusmali, teksa dilte nga parlamenti është sulmuar nga 47-vjeçari Bejko, i cili e ka goditur me grushta. Bejko është arrestuar nga forcat policore të komisariatit numër 1 në Tiranë. Gjatë marjes në pyetje ai ka treguar se e kishte qëlluar deputetin për shkak se kishte refuzuar të bënte homazhe përpara arkivolit të Zaharisë dhe i kishte mashtruar për lekët e dëshmpërblimit të burgut. Në këtë konflikt është përfshirë dhe i pandehuri Gjergj Ndreca, i cili mësohet se ka kundërshtuar efektivat e policisë së Tiranës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës