TIRANE- Burime prej grupit hetimor të përbërë nga policët dhe prokurorët, kanë bërë të ditur se po hetohet dhe implikimi i zyrtarëve të lartë, qoftë të autoritetit portual ashtu edhe të Tatim-Taksave në Durrës, si dhe i autoriteteve të ndryshme shtetërore në realizimin e kësaj kontrabande, pasi një veprimtari e tillë nuk ishte fort e lehtë. Të njëjtat burime nga grupi hetimor, thanë se gjatë veprimtarisë 2-mujore të përgjimeve të aprovuara nga gjykata si dhe nga hetimet intensive, ku përfshihen edhe përgjimet ambientale apo dëshmitë e ndryshme, është mësuar se janë dëgjuar edhe emra të tjerë, në rrethana që të bëjnë të dyshosh se pikërisht këta emra kanë pasur pjesën e tyre të paligjshmërisë, në gjithë këtë linjë të organizuar të trafikut.
Shënjestra më e mundshme e hetimit të mëtejshëm, ndonëse e pathënë zyrtarisht, për shkak të fshehtësisë së hetimit dhe mundësisë për largimin e personave të implikuar, besohet të jenë vetë punonjësit e doganave dhe të portit, të cilët mbanin “një sy qorr e një vesh shurdh” për këtë skandal të mirëfilltë që po i shkaktonte shtetit me miliona lekë dëm, pasi e shisnin mallin në mënyrë të paligjshme, duke ju shmangur detyrimit doganor, pasi e shisnin atë në treg, me çmimin 160 lekë për litër. Njësia Taks-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionele në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit e kanë kaluar dosjen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për hetim të metejshëm për veprën penale të ”Kondrabandës me mallra që paguhet akcizë”.
Ndërkaq, orët në vijim pritet të jenë vendimtare për personat e dyshuar si të implikuar, ku disa prej tyre vijojnë të mbajnë ende poste në administratën shtetërore. Momentalalisht po mbahen në survejim lëvizjet e tyre, për të shmangur daljen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe po verifikohen të gjitha kontaktet që ata kanë pasur me personat e arrestuar dje në operacionin “Dallga”.
Mallrat që u kapën dhe çmimi i shitjeve
Të njëjtat burime hetimore thanë se kondrabanda kryhej duke nxjerrë karburant nga anijet e tyre në mënyrë të paligjshme, duke ju shmangur detyrimit doganor dhe më pas e shisnin atë në treg, me çmimin 160 lekë për litër. Sipas ekspertëve që po merren me këtë çështje, rezulton se vetëm gjatë periudhës së hetimit është provuar se janë kontrabanduar rreth 80 mijë litra naftë. Ndërkaq, në cilësinë e provës material janë sekuestruar 3 anijet e peshkimit “Rovata”, “Iliria” dhe “Ernald”, rreth 2000 litra karburant nafte, 10 çisterna plastike, 110 arka me verë (ku një arkë me verë kishte 12 shishe), si dhe 11 automjete që përdoreshin për këtë aktivitet të paligjshëm të kontrabandës me naftën dhe pijet alkoolike.
Shkrimi u publikua sot (15.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com