Televizioni Al Jazeera i ka kushtuar një reportazh emigrantëve të cilët janë bllokuar në kufirin greko-shqiptar në Idomeni, duke u fokusuar në frikërat e tyre, e mesa duket hezitimi më i madhe i refugjatëve është Shqipëria.
Autoritetet greke kanë paralajmëruar se do të mbyllin kampin e Idomenit. Ky fakt ka bërë që të supozohet se më shumë se 10.000 refugjatë do të kalojnë përmes Shqipërisë.
Reportazhi fokusohet në dëshmitë e emigrantëve të cilët thonë se historitë e vjedhjeve dhe zhdukjeve i kanë bërë të mendojnë se Shqipëria është e rrezikshme e madje të kenë frikë.
“Ka shumë kriminelë atje, i kanë vjedhur njerëzit. Disa e kanë kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë e janë zhdukur. Nuk kemi dëgjuar më për ta, nuk e dimë ç’u ka ndodhur”, thotë Hamza, një emigrant palestinez.
Si mënyrën e vetme për të dalë nga kjo situatë, shumë konsiderojnë tani blerjen e një pasaportë të rreme, fluturimin në Athinë, e prej andej marrjen e avionit për në Gjermani apo Suedi.
Pjesë e reportazhit është edhe një polic shqiptar Arben Jace i cili shprehet se që prej nisjes së krizës, kanë kapur vetëm shtatë emigrantë të jashtëligjshëm.
Në mbyllje gazetari fokuson dy persona që po përpiqen të lënë kufirin. “Ata janë shqiptarë që po përpiqen të shkojnë ilegalisht në Greqi duke lënë edhe ata vete Shqipërinë, shprehet reporteri.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO