"Në lumin Devoll do të ndërtohet HEC-i i shekullit, pasi do të ndërtohet në rreth 50 km tunel”, tha Berisha. "Dy gjigandë të energjisë së rinovueshme në Evropë dhe botë "Statkraft" i Norvegjisë dhe "EVN" i Austrisë, pas një pune të jashtëzakonshme disa vjeçare, pas studimesh mjedisore gjeologjike të gjithëllojshme, në të gjihë trajektoren e lumit Devoll, vendosin fillimin e ndërtimit të Hec-it në Kaskdën e Devollit”, u shpreh kreu i qeverisë. Kryeministri gjithashtu shtoi se po shqyrtohet krijimi i zonës ekonomike në afërsi të Elbasanit.
"Krijimi i zonës ekonomike është një nxitje e madhe për sipërmarrjen e lirë dhe për investimet", tha Kryeministri.
(sg/shqiptarja.com)