Nuk është Gjergj Ndreca në koma. Ose më saktë, mund të jetë vetëm fizikisht, me trup, aty duke luftuar sa mes grevës ekonomike, aq me dëshirën për të pasur më shumë se një shpirt për ta nxjerrë kundër qeverisë që mendon se po i merr jetën. Nuk është në koma Gjergj Ndreca, edhe pse është duke vuajtur nga
djegia, mes kujtesës së kohëve që kërkon t’i lërë pas, (por nuk ka arritur t’i lërë dot) e talljeve shpotitëse të kryeministrit se po e bën grevën te zyra e Kristaq Ramës. Nuk më duket se është në koma Gjergj Ndreca që me veprimin e djeshëm shkaktoi zemërimin e shumë njerëzve, duke na bërë të shohim Shqipërinë tjetër që nuk e njohim, atë që njerëzit edhe sakrifikojnë jo thjesht për veten e tyre. Mes dëshpërimit, vuajtjes, mëshirës, lëngatës së gjatë burgjeve komuniste dhe mungesës së shpresës se e nesërmja do të jetë më e mirë, mes idesë se jeton në demokraci alla PD-je, por që nuk ia njeh ndryshimin me diktaturën alla Hoxha, mes kërkesës për të marrë ca para më shumë që i takojnë për vuajtjet e deridjeshme, e për t'u dhënë shpresë 11 mijë të tjerëve siç raporton kryeministri, Gjergj Ndreca, kërkoi të vetflijohet për të ulëritur: Shteti është në koma.
Pikërisht atëherë kur duam të festojmë 100 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, parë me sytë e të gjithë atyre që jetojnë jo te zona e Bllokut, as te bulevardi "Dëshmorët e Kombit", shohim shtetin tonë në gjendje kome, i paaftë për të reaguar, për t'u zgjuar, për të vepruar, për të dhënë shpresë të gjithëve për një të nesërme më të mirë.
Qeveria është në koma, e paaftë t'u japë përgjigje shumë pyetjeve dhe pikëpyetjeve që nga financat, te menaxhimi, që nga aleancat te koalicioni, që nga shtresat sociale te ngjarjet politike, që nga fshatarët e deri tek tregtarët e mëdhenj. Shkurt, e paaftë të reagojë edhe pse dëgjon zëra gjithandej.
Demokracia është në koma, me një shoqëri civile që mezi reagon vetëm kur flakët kanë marrë qiellin e tymi nxin aq sa nuk shihet çfarë ka përtej shtëllungës së ngritur. Një shoqëri civile që lëngon nga mungesa e fondeve dhe mungesa e ideve, nga mungesa e projekteve dhe nga "kapja" me para të zyrave qeveritare, një shoqëri civile që ka frikë të hapë gojën e të nxjerrë zërin se ka frikë se edhe atë ia marrin.
Parlamenti është në koma, në përpëlitjet dhe grahmat e fundit për të pritur duartrokitjen e radhës së integrimit të falur mes lutjesh e varavingosh nga Tirana në Bruksel, duke shijuar qytete e kryeqytete të botës që nuk kanë lidhje me realitetin ku jemi.
Drejtësia është në koma, nën vuajtjen dhe kacafytjen se kush do të kapë karrigen e radhës e kush do të fshehë korrupsionin që shkon nga qytetari i thjeshtë te zyrtari më i lartë; në tentativën për të mbyllur jo më një sy, por të dy sytë e në kërkimin e fajtorit aty ku nuk është apo të arratisur në drejtim të paditur.
Pushteti vendor është në koma, mes përpëlitjes politike me pare e pa pare, me rrugë të hapura e rroga të papaguara, me rrugë të flliqura e poça të thyer, me kosha plehrash plot e qytetarë që lypin punë e pare duke kapur për xhaketash njerëzit që i kanë veshur.
Ambasadorët janë në koma, por ndryshe. Ecin somnabul në gjumë sa në një ministri te tjera, sa në një grevë, në tjetrën, sa në një bashki te tjetra, sa në një pallat te tjetri, sa në një zyrë evropiane te një zyrë amerikane, për të na dhuruar, atë ç'ka nuk po e meritojmë; shtrëngojnë duart me të gjitha palët duke dëgjuar si të ishin psikologët që vetëm rregjistrojnë çfarë thuhet.Shkurt, shteti vuan. Gjergji vetëm sa vuri flakën.
(Shkrimi u publikua sot në gazeten Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com