2016-ta në Kosovë erdhi me lindjen e një djali në klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
22-vjeçarja, Jetmira Sopjani nga Fushë Kosova është nëna e cila solli në jetë fëmijën e parë të këtij viti në orën 00:00. Sopjani, nëna e foshnjës së porsalindur, për emrin e të cilit nuk ka vendosur ende, tha se ndihet mirë me shëndet dhe shumë e lumtur, raporton KosovaPress.

Të pranishëm, për ta uruar nënën e foshnjës, ishin edhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dr. Curr Gjocaj dhe Lirije Beqiri, drejtoreshë e Infermierisë në QKUK.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com