Në Kosovë nis që nga sot
java e filmit të Bekim Fehmiut

Në Kosovë nis që nga sot<br />java e filmit të Bekim Fehmiut
Pas prezantimit të skenës kulturore e artistike kosovare në Serbi, edicioni i dytë i Festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, do të vazhdojë në Kosovë, nëpërmjet organizimit të Javës së Filmit të Bekim Fehmiut. Java e Filmit te Bekim Fehmiut do të organizohet në periudhën 6 – 10 Tetor 2015, në dy qytete me rëndësi memoriale në jetën e Bekim Fehmiu, përkatësisht në Prishtinë dhe Prizren.

Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të shijojnë pesë filma nga krijimtaria kinematografike e aktorit Bekim Fehmiu:

“Mbledhësit e Puplave”, “Gethi i Gjerë”, “Era”, “Edukimi Special” dhe “Kurthi për Gjeneralin”. “Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, është simbol i të kaluarës së përbashkët, përmes të cilës, me të gjitha sfidat, të arriturat dhe keqkuptimet, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e këtij eventi.”,  shprehen organizatorët.

Kjo ngjarje do të ketë ceremoninë e hapjes në Kino ABC në Prishtinë, me 06 Tetor 2015, prej orës 19.30, ku do të shfaqet edhe filmi “Mbledhësit e Puplave”, ndër të tjera i shpërblyer me Grand Prize në Festivalin e Kanës më 1967.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Skema e mashtrimit në Tiranë/ 53 mln lekë dëm shtetit duke shmangur detyrimet tatimore, 1 në burg, 3 detyrim paraqitje! Të përfshirë edhe zyrtarë të administratës

Skema e mashtrimit në Tiranë/ 53 mln lekë dëm shtetit duke shmangur detyrimet tatimore, 1 në burg, 3 detyrim paraqitje! Të përfshirë edhe zyrtarë të administratës