Në kulmin e fertilitetit, gruaja
shefe bëhet e "pamëshirshme"

Në kulmin e fertilitetit, gruaja<br />shefe bëhet e "pamëshirshme"
Në ato ditë gruaja shefe tenton të jetë agresive dhe jo racionale ndaj kolegëve sidomos në punë.

Milan - Nëse shefi është një grua: në ditët e saj të pikut të pjellorisë do të jenë kolegët ata që nuk do të duan të punojnë më të. Sipas një studimi amerikan të Wellesley College, zonjat priren të jenë të "tharta" me kolegët e tyre, dhe dalin në pah anët më pak fisnike të saj. Nëse në ato ditë bosit do ti duhet të marrin vendime që vë në pyetje aspekte monetare do të priren për t'i dhënë më pak pagesë grave dhe nuk do të hezitonte për të vënë në vështirësi këdo.

Në këto ditë cilësuar si të tmerrshme ato janë tepër xheloze dhe shiokjnë këdo si konkurrente.

Me pak fjalë, kur gruaja është në kulmin e fertilitetit të saj bëhet konkurruese, dhe kjo është në vetvete e kuptueshme. Dhe ky qëndrim është reflektuar në zyrë, sidomos për një kolege të bukur e cila shihet në ato ditë si një kërcënim.

Margery Lucas, një psikologe në Wellesley College, shpjegon shumë mirë dinamikën e grave në punë në lidhje me ciklin biologjik, duke theksuar se kjo nuk është e çuditshme që në ditët e aftësisë maksimale për të riprodhuar është më i prirur për sjellje egoiste dhe konkurruese. Por në qoftë se ju jeni një grua, e bukur dhe ndoshta edhe e zonja, para se të kërkoni për një rritje në detyrë apo në pagë është mirë të informoheni mbi ciklin e saj dhe për të identifikuar ditët e sakta.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt