Në makinë, libra të “Bitëlls”-ve,
20 pako duhan dhe dy laptop

Në makinë, libra të “Bitëlls”-ve,<br />20 pako duhan dhe dy laptop
TIRANE- Inxhinierë elektronikë të filialit të “Mercedes-Benz”-it në Tiranë gjatë ditës së djeshme kanë kryer disa teste me programe kompjuterike për të mësuar rreth shkaqeve të aksidentit, që i morri jetën të ndjerit Sokol Olldashi. Në drejtorinë e policisë së Tiranës, janë bërë disa teste, por konkluzjoni nuk ka qënë i saktë, pasi sipas burimeve të policisë, sistemi elektronik i makinës ishte çekulibruar. Synimi i kësaj prove kompjuetrike sipas burime ishte për të mësuar shpejtësinë e fundit me të cilën ka lëvizur automjeti. Vetë ekspertët e aksidenteve rrugore të policisë së Tiranës, kanë dalë në konkluzjonin se mjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi nga 50 deri në 60 km/h. Por për të hedhur më tepër dritë rreth këtij misteri dje u realizua prova elektronike, që rezultoi pa sukses për shkak të çorientimit të sistemit kumpjuterik të makinës, me të cilën lëvizte Sokol Olldashi.

Sendet personale
Brenda bagazhit të makinës së deputetit Sokol Olldashi janë gjetur disa sende personale, të cilat tashmë i janë kthyer familjes së të ndjerit. Sipas burimeve të policisë së Tiranës bëhet fjalë për dy kompjutera Lap-Top, 20 pako duhan i bluar, qindra filtra cigareje, dy libra për grupin muzikor “Bitëlls” si dhe një libër tjetër ekonomik. Këto sende personale janë gjetur në bagazhin e makinës dhe se tashmë i janë kthyer familjes. Duke ju referuar burimeve të policisë, brenda në makinë është gjetur dhe telefoni celular i Sokol Olldashit, i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe pas verifikimit pritet që ti rikthehet familjes së të ndjerit. Ndërkohë që për sa i përket sasisë së 20 pakove me duhan të grirë, burime pranë policisë thanë se ato ishin blerë një javë më parë në Gjermani, nga vetë Olldashi, gjatë një vizite kur ky i fundit kishte vizituar vllanë e tij, që banon në këtë shtet.

Dosja drejt pushimit
Çështja penale që lidhet me aksidentin tragjik të Sokol Olldashit është rregjistruar për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Momentalisht prokuroria e Tiranës është në pritje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor që saktëson shkaqet e vdekjes së Olldashit, dhe aktin e ekspertimit që përcakton rrethanat e ndodhjes së aksidentit. Pas administrimit të këtyre dy provave dhe studimit në tërësi të materialit hetimor, prokuroria e Tiranës pritet që të vendosë pushimin e hetimeve për këtë çështje.

Shkrimi u publikua sot (23.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit