Në Tiranë po zhvillohet sot Maratona, në të cilën marrin pjesë 2500 vrapues nga 40 vende të botës. Në maratonë marrin pjesë edhe personat me aftësi ndryshe, në kategorinë “We too”. Kjo kategori ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive.
/Shqiptarja.com
Dhe ashtu siç e kërkon një Maratonë e vërtetë, nuk mungojnë dhe dy kategoritë “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”, ku marrin pjesë qytetarë shqiptarë dhe të huaj mbi moshën 18 vjeç.
Pas suksesit të vitit të kaluar, Maratona e Tiranës ka certifikuar itinerarin e saj të ri nga Association of International Marathon and Distance Race dhe është bërë pjesë e shtëpisë botërore të atletikës International Association of Athletics Federations.

[gallery]24266[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

FOTO











