Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri këtë javë ishte një nxjerrje në pah e historisë së vendit tim. Por më shumë se kaq, ajo ishte një mesazh i fuqishëm për botën. Së pari, për shkak se ai zgjodhi një nga vendet më të varfra të Evropës për të filluar turneun e tij evropian. Së dyti, dhe më e rëndësishmja, ai zgjodhi një vend ku shumica myslimane bashkëjeton në paqe me të krishterët. Ai erdhi, si një udhëheqës universal shpirtëror dhe flamurmbajtëse i përpjekjes njerëzore kundër paragjykimeve dhe ndarjeve mes njerëzve në bazë të besimit, përkatësisë etnike apo prejardhjes sociale; dhe ai u prit nga të dy të krishterë, dhe myslimanë pa dallim. Kjo është një mrekulli e rrallë në botë gjithnjë e më të trazuar dhe frikësuar në të cilën jetojmë. Unë kam qenë krenar për fytyrën që Shqipëria paraqiti tek ai, dhe në botë, një shembull i shquar i bashkëjetesës ndërfetare.

Ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për ne se ai e filloi këtë seri të ngjarjeve në Europë jo në zemër të Europës, jo në BE, por në Ballkanin Perëndimor. Një rajon i njohur me anë të historisë për konflikte, jo më pak e se 100 vjet më parë e cila shpërtheu nga Sarajeva; një rajon i cili ka duruar një shekull luftërash ideologjike, konfliktet etnike, divergjencat fetare, trazira të përgjakshme në kufi. Por sot është një rajon paqeje dhe bashkëpunimi. Të mendosh për një moment këtë histori lë të kuptosh se pse ne u ndjenë të prekur kështu me vizitën e tij, dhe sytë e qindra e mijëra të krishterëve dhe myslimanëve gëluan bulevardin e martirëve që në orët e hershme. Në Shqipërinë Komuniste, klerikët u vranë, Kishat u dogjën në hi. Sot liderët e besimeve tona të ndryshme janë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë civile, duke punuar së bashku për të mirën e popullit. Mesazhi që dërgohet në botë është me rëndësi jetike në këtë kohë. Sepse, siç tha Papa Françesku, Lufta e III Botërore ka filluar tashmë.

Disa ndoshta nuk mund të pajtohen. Por ndërsa ai po fliste paraprakisht, barbarë të shtetit të vetë-vetëquajtur Islamik të Irakut dhe Levant vazhduan, duke sjellë me vete sakatim, vrasje, jostabilitet që kapërcen kufijtë dhe, po nuk u zgjidh, nuk do të lërë asnjë vend në tokë të paprekur: të gjitha në emër të fesë, një pamje e çoroditur të një besimi, Islami, të cilin ne e dimë se sa i paqtë është mendimin dhe qëllimi i tij. Kjo luftë është e qartë që nga rruga që ata po ndjekin. Përgjigja jonë duhet të jetë po aq e qartë. Për shkak se ajo na prek të gjithëve. Kur kokat e prera të njerëzve të pafajshëm të vrarë - atje për të ndihmuar vullnetarisht ose për t’i treguar botës se çfarë po ndodh - janë përdorur si bartës mesazhi në SHBA dhe aleatëve të saj, ne duhet të shohim me siguri se kjo është një luftë e ngjashme me një luftë kundër një epidemie vdekjeprurëse që përhapet pa dallim të kufijve, konventave ose rregullave të vendosura nga përvoja e mëparshme. Lufta kundër kësaj murtaje të pështirë që po kërcënon botën tonë, lirinë tonë, të drejtat tona si qenie njerëzore dhe aspiratat tona si shoqëritë e vendeve demokratike mund të luftohet vetëm së bashku. Pjesë e kësaj lufte është edhe ushtria.

Por një pjesë e saj është fuqia për të treguar të mirën e bashkëjetesës harmonike në mes feve, komuniteteve, etnive dhe vendeve.
Ne nuk duhet të turpërohemi nga pjesa ushtarake e kësaj. Ndonjëherë kjo luftë do të japë paqe. Papa Françesku zbarkoi në Shqipëri në vitin ku shqiptarët, myslimanët dhe të krishterët, u bashkuan me fqinjët e tjerë në rajon për të nënshkruar një proces historik, i cili filloi në vitin 1999 me bombardimin e Beogradit, dhe luftës së guximshme të kryesuar nga Bill Klinton dhe Toni Blair për të ndalur spastrimin etnik të shqiptarëve nga ana e Sllobodan Millosheviçit. Veprimet e tyre të luftës i dhanë fund spastrimit etnik, duke sjellë rënien e një regjimi të djallëzuar, e cila çoi në marrëveshjen e paqes të nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në emër të një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian.

Duke u bazuar në këto pika kulminante historike, Ati i Shenjtë erdhi këtu për t’i folur jo vetëm shqiptarëve dhe popullsisë në rajon, port ë gjithëve në Europë mbi nevojën e të pasurit besim dhe unitet, dhe për të tejkaluar kufinjtë dhe limitimet e së tashmes në mënyrë që të mbrohet e ardhmja jonë e përbashkët. Ne shohim mbi impaktin e konfliktit në Turqi, dhe ne shohim një kauzë të bërbashkët. Ne dëgjojmë mbi planet e grupeve terroriste për të goditur Perëndimin, dhe ne shohim një kauzë të përbashkët. Ne jemi dëshmitarë së përhapjes të mesazhit djallëzor së urrejtjes në emër të besimit fetar, dhe ne duhet ta shohim si një kauzë të përbashkët ndalimin e kësaj shpërhapjeje sëbashku, shtete të vegjël apo të mëdhenj. Europa Perëndimore, Ballkani Perëndimor, sëbashku. Kristian dhe Mysliman të vërtetë, së bashku.

Ballkani ka nevojë për Europën. Por dhe Europa ka nevojë për Ballkanin. Dhe kjo, besoj, është një nga arsyet pse Papa erdhi tek ne, për të dhënë këtë mesazh me prezencën e tij. Në të njëjtën kohë shumë vende të fuqishme europiane po përqëndrohen në vetvete, ata duhet të shohin përtej, në emër të ndërtimit të një mburoje të përbashkët që do të mund të na mbrojë nga epidemitë që vrasin sit ë fortë por edhe të dobët, të varfër apo të pasur, përveçse ne vazhdojmë të luftojmë sëbashku.
Këto vrasësje kanë treguar se nuk ka thellësi në barbarinë e tyre, që do të thotë nuk ka asnjë kufizim mbi terrorin ata do të sillnin mbi botën tonë . Europa demokratike, ndërkohë që lufta e tyre vjen gjithnjë e më afër, duhet të luftojë nga ana e saj jo vetëm me armë, por me forcën e unitetit kundër një fantazie të shfrenuar, kundër njerëzve të cilët duan që të kthehemi në humnerën e errët të mijëvjeçarëve të kaluar. Ne jemi një vend i varfër , por ai që është i gatshëm për të luajtur pjesën tonë në të; një pjesë që ne mund të luajmë vetëm në bashkëpunim me të tjerët në Europë dhe më gjërë në botë.

Historia nuk ka qenë e sjellshme me Shqipërinë. Por ne kemi mësuar prej saj. Aq shumë sa ishte e qartë nga mënyra se si populli ynë kishte ardhur të shihte, dëgjonte dhe të festonte me Papa Françeskun. Ai, një lider katolik , e kuptoi se Shqipëria meriton respekt pasi shprehu njëzëri përkatësinë në botën demokratike si europianë; ne nuk e meritojnë paragjykimin që ndonjëherë u shkon vendeve myslimane. Shqiptarët duhet të respektohen për të gjithë gjakun e dhe vuajtjet që shenjtëruan tek krishtërimi, duke i dhënë dyzet martirë Kishës Katolike vetëm disa dekada më parë, dhe jo t'i nënshtrohen gjykimit të kotë ose të padrejtë për shkak se ata i luten Allahut në një vend ku gjithashtu festohet pa kufi e frikë Krishtlindjet dhe Bajrami. Papa nuk është i vetmi që ka kuptuar rolin që Ballkani duhet të luajë në sigurimin e paqes dhe prosperitetit për kohët tona. Vizita e tij pason hapat historike të marra nga kancelarja Merkel . Ajo luftoi shumë për Shqipërinë për të siguruar statusin e vendit kandidat .

Ajo gjithashtu solli së bashku  për herë të parë në fillim të shtatorit, të gjithë udhëheqësit e rajonit për një takim në Berlin, për të përcjellë njohuritë e saj që , përtej bllokimit të politikës së zgjerimit, BE-ja ka për qëllim të sjellë Ballkanin më pranë, duke ndërtuar ura të reja mbështetje dhe bashkëpunim.” thekson më tej kryeministri
Bota jonë ka nevojë për udhëheqje përballë kaq shumë sfidave aktuale globale. Kancelarja Merkel e ka treguar atë. Ashtu edhe Papa. Një Kryeministër i Shqipërisë, kurrë nuk do të ketë fuqinë e një kancelareje gjermane ose shtrirjen e një Pape. Por ne kemi një rol për të luajtur. Ballkani ka një rol të madh për të luajtur. Sfidë jonë më e madhe është të rrimë larg nga kjo epidemi vdekjeprurëse e konfliktit fetar i cili, në këtë rajon, automatikisht mund të kalojë në një konflikt etnik dhe të çojë në mosmarrëveshje të rinovuara rreth kufijve të tanishëm të paqes. Kjo është sfida jonë.

Por kjo është një sfidë për të gjithë europën, dhe njëzëri ne duhet të përballemi së bashku, me kurajo. Angela Merkel dhe Papa kanë dhënë rrugën. Të tjerë tani duhet ta ndjekin. Kjo është një luftë që Europa duhet të luftojë së bashku.

Marrë nga Huffingtonpost.com