U drejtohet drejtpërdrejt dy shqiptarëve të akuzuar si vrasës të djalit të saj që të marrin përsipër përgjegjësinë.
Është nëna e Ismail Lulit, shqiptarit 17-vjeçar që u vra me thikë nga dy bashkëkombës të tij, më 19 korrik të 2015-ës, pas sherrit për një femër.
Në një intervistë për TGCOM ajo thotë se djalit të saj iu ngrit një kurth nga shokët e tij, Igli Meta dhe Marjo Mema.
Sipas saj ata duhet të gjykohen dhe të dënohen dhe të mbeten në qeli për krimin e bërë.
Debora, 42-vjeç kërkon drejtësi për djalin e saj që iu mor jeta tragjikisht për një xhelozi adoleshentësh.
“Është minimumi që ata të mbeten në burg. Unë kërkoj që procesi që fillon për ta të japë burg të përjetshëm. Sepse është ajo që meritojnë. Djali im është nën tokë dhe nuk do të kthehet më. Unë kërkoj drejtësi. Kush gabon, paguan”- thotë nëna e 17-vjeçarit të vrarë e cila është e vendosur. “Nuk ka falje për krimin e bërë”.
17-vjeçari Ismaele Lulli (Ismail Luli) u vra në korrik të vitit të kaluar nga bashkëkombësit e tij, Meta e Meta.
Ai ishte zhdukur prej dy ditësh në periferi të Pesarës dhe u gjet i masakruar. Kufoma e tij u gjet në një kishë në lokalitetin e San Martino, jo shumë larg nga Urbino, ku adoleshenti jetonte së bashku me mamanë dhe motrën e vogël.
Igli Meta dhe Marjo Mema pranuan se krimin e kishin kryer për motive xhelozie.
Ismail Lulli i kishte ngacmuar të dashurën Igli Metës, e cila më parë kishte qenë mikesha e tij. Viktima dhe dy shqiptarët ishin shokë klase.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com