Nëna e viktimës i shpëton jetën në
moment të fundit të dënuarit me vdekje
Ekzekutimi i një personi që ka vrarë më thikë një të ri në Iran është ndaluar minutën e fundit nga prindërit e viktimës. Shtatë vjet më parë Balal, i cili është në të 20-tat e tij goditi me thikë një 18- vjeçar.
IRAN- Ekzekutimi i një personi që ka vrarë më thikë një të ri në Iran është ndaluar minutën e fundit nga prindërit e viktimës. Shtatë vjet më parë i dënuari me vdekje Balal, i cili ishte në të 20-tat e tij, goditi me thikë një 18- vjeçar, Abdullah Hosseinzadeh gjatë një përleshje në një rrugë në qytetit të vogël Royan, në krahinën veriore të Mazandaran.
Mediat e huaja japin disa fotografi, ku vrasësit i ishte vendosur litari në qafë, gati për varje që u ndërpre minutën e fundi kur nëna e 18-vjeçarit të vrarë iu afrua, i dha disa shuplaka dhe ia kurseu jetën.
(Momenti kur prindërit e viktimës ia hoqën litarin nga qafa)Kur ia vendosën litarin në qafë, Balal me siguri ishte duke menduar se po merrte frymën e fundit. Një turmë madhe ishte mbledhur rreth vendit ku do të bëhej varja, ku panë se si rojet e shtynë atë drejt vendit të vdekjes në Republikën Islamike të Iranit.
Ligji në Iran detyron që familjet e viktimës të jenë të pranishëm dhe të shtyjnë karrigen në të cilën qëndron autori që i ka marrë jetën të afërmit të tyre. Por ajo që ndodhi dje, shkruan “The Guardian” shënoi një gjë e rrallë në ekzekutimet publike në Iran, që është vendi më numrin më të madh të dënimeve me vdekje pas Kinës.
Nëna e viktimës iu afrua, i dha disa shuplaka dhe më pas vendosi të fali autorin që ia mori jetën 18-vjeçarit. Pas kësaj, ka qenë babai i viktimës që ia ka hequr litarin nga qafa dhe jeta e të dënuarit u kursye.
(Nëna e 18-vjeçarit i jep shuplaka dhe e fal të dënuarin) Vitet e fundit Irani ka marrë kritika të shumta nga aktivistët e të drejtave të njeriut për normën e lartë të ekzekutimeve.
Sipas Amnisty këtë vit besohet se janë kryer 199 ekzekutime në Iran, që do të thotë 2 ekzekutime në një ditë.
(Dy nënat, të viktimës dhe të dënuarit
) Të paktën 369 ekzekutime janë njohur zyrtarisht nga autoritetet iraniane në vitin 2013, por Amnesty tregon për qindra të tjerë që janë vrarë në fshehtësi. Sipas Amnisty numri real tejkalon shifrën 700.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, nuk hetuat për të zbuluar të vërtetën
10 Janar, 21:23