Në nderim të policëve të rënë në
detyrë, ceremoni në gjithë vendin

Në nderim të policëve të rënë në<br />detyrë, ceremoni në gjithë vendin
TIRANË - Të rënët në krye të detyrës në radhët e Policisë së Shtetit janë përkujtuar edhe disa prej qyteteve kryesore të vëndit.

ELBASAN
Në varrezet e Dëshmorve në qytetin e Elbasanit në kuadër të kësaj dite ishin të pranishëm drejtues të lartë vendore lokale mes të cilëve prefekti, Arben Kamami, i cili në fjalën e tij vlerësoi sakrificat e forcave të policisë në shërbim të vendit.
Ndërkohe drejtori i policisë, Neritan Nallbati, u ndal tek tek familjet e policëve të rënë në krye të detyrës, teksa shtoi se ato do kenë gjithmonë mbështetjen e shtetit.

DURRËS
Edhe qyteti i Durrësit ka përkujtuar sot të rënët në krye të detyrës në radhët e Policisë së Shtetit. Drejtues të lartë vendore drejtues të policisë familjarë dhe miq të shumtë vendosën kurora me lulë në varrezat e dëshmoreve të qytetit.
Prefekti i Durrësit, Roland Xhelili dhe drejtori i policisë, Perlat Mullaj vlerësuan sakfificën e të rënëvë në krye të detyrës dhe gargantuan familjen e tyre së do kenë vëmendjen insitucioneve të shtetit.

FIER
26 tetori është përkujtuar edhe në qytetin e Fierit, ku të afërme të policëve të rënë në krye të detyres, miq, drejtues të lartë vendor e lokalë morën pjesë pjesë në homazhet në ndër atye që dhanë jetën shërbim të rendit dhe qetësisë publike.
Familjarët e policëve të vrarë dhe vëmendja ndaj tyre ishin kryefjala e fjalimeve te drejtuesve te lartë vendore e lokalë që morën pjesë në homazhet në nder të policëve të vrarë.

VLORË 
Martirët në rradhët e policisë u përkujtuan me një ceremonoi të veçantë edhe në qytetin e Vlorës.  Drejtoria e policisë së këtij qarku, organizoi homazhet në Varrezat e Dëshmorve, teksa familjarë të policëve të vrarë, miq, të afërm, drejtues lokal e vendore dhe qyetarë të shumtë morën pjesë në këtë cemroni.
Drejtori i polisisë së Vlorës, Kastriot Skënderaj, gjatë fjalës tij ndërsa garantoi familjen e policëve të vrarë se mbeshtetja e shtetit karshi tyre do jetë e pakursyer. Të rënët në krye të detyrës i cilësoi si krenaria e policisë shqiptare.
Edhe në rrethet e tjera të vendit është përkujtuar sot dita e të rënëvë në krye të detyrës në radhët e Policisë së Shtetit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit