Në New York mund të punosh 
taksist edhe nëse nuk di anglisht

Hiqet  detyrimi për njohjen e gjuhës angleze për drejtuesit e taksive në New York të SHBA-së. Me rregulloren e re, e cila është miratuar nga Këshilli i Qytetit të New York-ut dhe që ka hyrë në fuqi me nënshkrimin e kryetarit të bashkisë, Bill de Blasio, njoftohet se kanë nisur provimet për licenca të taksive edhe në gjuhë të tjera.

Rregullorja e re, ku hiqet detyrimi për njohjen e gjuhës angleze nga drejtuesit e taksive, parashikon që të lehtësojë punën e refugjatëve në qytetin ku ndodhen 13.400 taksi, dhe që të bëhen drejtues taksie.

Sipas Komisionit të Taksive dhe të Limuzinave, në New York ndodhen drejtues të taksive nga 167 vende, ndërsa mësohet se norma e drejtuesve taksistë që lindin në SHBA është 4 për qind.

Edhe vitin e kaluar provimi me 80 pyetje për kandidatët për të marrë licencën e taksisë në qytet u ul në 10 pyetje.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti