Nënshkruhet kontrata me METE
KURUM bleu 4 HEC-et

TIRANE - Ministria e Ekonomisë njoftoi se më datë 11 shkurt 2013 METE nënshkroi me kandidatin fitues shoqërinë “Kurum International” sh.a, marrëveshjet përkatëse për blerjen e aksioneve të shoqërive “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sha dhe “HEC Ulëz Shkopet” sha.

Në vijim të procedurave, kontratat do të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe organet e tjera përkatëse sipas ligjit, dhe së fundi në Parlament.

Këshilli i Ministrave miratoi ofertat e shoqërisë “Kurum International “ sh.a, si fituese për blerjen e 100 për qind të aksioneve, përkatësisht të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sha dhe shoqërisë HEC Ulëz Shkopet sha, si dhe ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të negociojë dhe të nënshkruajë kontratat me kandidatin fitues.

Shifra totale e ofruar nga kompania turke ishte 109.5 milionë euro.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Paradoks

Edison Ypi: Paradoks