PRISHTINE- Institucionet përgjegjëse për organizmin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit në Kosovë, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, me të cilin do t’i koordinojnë veprimet për të siguruar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe demokratik.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës, Këshilli Gjyqësor dhe Paneli Zgjedhor kanë theksuar se do të marrin masa të ashpra ndaj atyre që tentojnë të manipulojnë votën.
Këto institucione kanë bashkëpunuar gjithashtu edhe në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, të cilat u vlerësuan si zgjedhjet më të mira pas që luftës në Kosovë.
Redaksia Online
(Erin Dini/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com