Nënshkruhet një tjetër marrëveshje
mes Kosovës dhe Serbisë
Në Bruksel është nënshkruar një tjetër marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për ndërtimin e ndërtesave të përhershme të IBM-it, në mes të delegacioneve shtetërore të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Në Bruksel është nënshkruar një tjetër marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për ndërtimin e ndërtesave të përhershme të IBM-it, në mes të delegacioneve shtetërore të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit me ketë raste deklaroi se kjo marrëveshje për ndërtimin e ndërtesave të përhershme të IBM-it ka rëndësi të madhe sepse me ketë proces rrumbullakohet zbatimi i plotë i Marrëveshjes së IBM-it dhe të Protokollit Teknik, dhe praktikisht të dyja shtetet do të bashkëpunojnë në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit sipas standardëve më të larta të BE-së.
Kjo marrëveshje është negociuar tani një vit dhe arritja e saj shënon edhe një kontribut të të gjitha palëve për lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, rritjen e kualitetit dhe sigurisë së kontrollit kufitarë, dhe është në funksion të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ajo po ashtu rikonfirmoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore me shtetin fqinj, Serbinë, dhe për avancimin e politikave të fqinjësisë së mirë në rrugëtimin e saj për integrimet Evropiane.
Me këtë marrëveshje parashihet ndërtimi i gjashtë pikave kufitare sipas konceptit të IBM-it me të gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse sipas standardeve më të larta të Bashkimit Evropian.
Këto pika të përhershme kufitare të IBM-it do të ndërtohen me financimin e Komisionit Evropian përmes fondeve të Instrumentit të Para Aderimit (IPA) me një shumë prej mbi 21 milion Euro.
Komisioni Evropian në bazë të procedurave të brendshme parasheh që ndërtimi i këtyre pikave kufitare të IBM-it të filloj në fillim të vitit të ardhshëm.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.2%
-
JO
48.9%
-
NUK E DI
11%
Vota total: 767
Lajme të tjera
-
'Ti Shqipëri më jep nder', prezantohen fanellat e reja të Kombëtares
24 Mars, 10:16
-
EURO 24/ “Është rrugë e gjatë”, Mancini nuk e bën dramë! Southgate: Luftuam, fituam...
24 Mars, 10:02
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
24 Mars, 09:52
-
Humbi vendin e parë, Bayern Munich shkarkon trajnerin Nagelsmann! Bavarezët gjejnë zëvendësuesin
24 Mars, 09:41
-
Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Jori bën banjo dielli pa të brendshme: Po ju ore pse s’thoni?
24 Mars, 09:38
-
SPAK sekuestron vilën në Palasë të ish-gruas së Arben Ahmetajt! BKH zbarkoi një javë më parë, sekuestrohen sende personale e fatura
24 Mars, 09:36
-
Rama thumbon ministren britanike nga Londra: Suella e dinte çfarë po thoshte, ajo kurrë nuk kërkoi ndjesë
24 Mars, 09:35
-
VIDEO/ Fitorja e parë si kampione bote, Argjentina shkëlqen në 'Monumental'! Messi kap 800 gola
24 Mars, 09:30
-
Kë do vriste? Policia parandalon atentatin në Vlorë, 28 vjeçari me kallashnikov vihet në pranga
24 Mars, 09:01
-
Rama: Jo çdo njeri me laps është gazetar! Pronarët e mediave që shkelin ligjin duhet të gjobiten! S’pranoj çdo lloj gjepure që shkruani ju
24 Mars, 08:59
-
Rama përplaset me gazetarin në Britaninë e Madhe: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova
24 Mars, 08:58
-
'Luizi nuk rrin dot pa pirë drogë' këngëtari debaton ashpër me Oltën: Pse e the? Ia bënte me dorë… (VIDEO)
24 Mars, 08:50