Nëntë mënyra për të
mbrojtuar lëkurën tuaj

Nëntë mënyra për të<br />mbrojtuar lëkurën tuaj
Kërkoni mendimin e specialistit: Në një studim të bërë në 2000 pacientë me melanomë, u vu re se pacientët e diagnostikuar nga një mjek dermatolog kishin një vlerësim të saktë të diagnozës në stadet e hershme të sëmundjes dhe gjithashtu një përqindje më të lartë për t’i mbijetuar melanomës krahasuar me ata pacientë të diagnostikuar nga mjekë specialistë të fushave të tjera.
I ashtë-quajturi kancer i padëmshëm bazo-qelizor i lëkurës rezulton jo dhe aq i padëmshëm:
E vërtetë, këto tumore janë lëhtësisht të rezekueshëm, por 5-10% e tyre janë rezistentë ndaj mjekimit duke kërkuar ndërhyrje kirugjikale gjithmonë e më të gjera. Disa lloje të këtij kanceri jo vetëm që dëmtojnë masivisht lëkurën, por infiltrojnë kockat dhe kartilagot e tyre.
Rituali i pirjes së kafesë çdo ditë mund të shmangë kancerin e lëkurës:
Për çdo filxhan kafe të konsumuar çdo ditë, ka një rënie prej 5% të mundësisë për të zhvilluar tumore te lëkurës së tipit jo-melanomë. Antioksidantët në përbërje të kafesë ndihmojnë në mbrojtjen ndaj kancerit të lëkurës. Ndoshta ky rezultat vjen edhe prej faktit që personat që konsumojnë shumë kafe kanë tendencën të qëndrojnë më gjatë në ambjente të brendshme të paekspozuara nga dielli.
Faktori mbrojtës (SPF) është vetëm gjysma e historisë:
Me ligj, etiketat e kremrave kundër diellit duhet të shpallin faktorin e mbrojtjes të produktit. Fatkeqësisht nuk ka akoma një sistem kontrolli i cili të vlerësojë shkallën e frenimit së rrezeve UVA, të cilat kanë aftësinë të penetrojnë thellë në shtresat bazale të lëkurës dhe të shkaktojnë rrjedhimisht dëmtime të rrezikshme qelizore. Derisa kjo të ndodhë, rekomandohet të merrni një krem mbrojtës kundra diellit me spektër të gjerë. Preferohet më shumë mbrojtje ndaj rrezeve UVA. Kotrolloni për përmbajtjen e ingredientëve si avobenzone (Parsol) dhe ecamsul (Mexoryl SX).
Kujdes solarët:
Pavarsisht se çfarë thotë recepsionistja e sallonit të estetikës ku ti bën solar, nuk ka asnjë evidencë të deritanishme që solari është më i sigurtë sesa rrezet e diellit të marra në plazh. Edhe pse ka rregulla të caktuara për sa kohë një person duhet të bëjë një solar, të gjithë e dimë që nuk respektohen. Personat që frekuentojnë solaret kanë një propabilitet 2.5 herë më të lartë për të zhvilluar kancer të qelizave skuamoze dhe 1.5 herë kancer të qelizave bazale. Ekspozimi ndaj këtyre rrezeve para moshës 35 vjeç rrit në mënyrë të dukshme riskun për melanomë. Mbroni veten tuaj duke qënë vigjilent në vet-ekzaminimin mujor dhe konsultat vjetore dermatologjike.
Kanceri i lëkurës jo gjithmonë ndjek rregullat:
Ka disa kritere vlerësimi të diagnozës për një melanomë të cilat përfshijnë asimetrinë e nishaneve, kufijtë e çrregullt, diametrin dhe ngjyrën e tyre. Por jo të gjitha melanomat konformojnë! Melanoma amelanotike nuk ka as ngjyrë kafe, as të zezë. Ajo nodulare është shpesh simetrike. Melanomat invazive mund të jenë më të vogla se 6 mm. Ju del për detyrë të mos humbisni asnjë nishan të pazakontë i cili nuk i shkon përshtat kritereve të librave. Në një rast të tillë, tregojani menjëherë dermatologut tuaj.
Nëse ke lëkurë të errët, mundësia për të patur diagnozën ë një kanceri të lëkurës është e ulët, ama nëse ndodh, mund të jetë fatale: Askush nuk mund të thotë pse, por ndërmjet afro-amerikanëve, Aziatikëve dhe Hispanikëve, rrezatimet UV nuk luajnë ndonjë rol të rëndësishëm në shfaqjen e kancerit të lëkurës siç ndodh në racat Kaukaziane. Është vënë re se në individë që i përkasin racës jo-Kaukaziane incidenca e kancerit të lëkurës është më e shpeshtë në shputat e këmbëve dhe palmat e duarve në krahasim me zona më të ekspozuara të trupit siç është fytyra dhe kraharori. Ky fakt si dhe prirja e doktorëve për të neglizhuar mundësinë e një kanceri të lëkurës në individë me lëkurë të errët, bën që kjo sëmundje të diagnostikohet vonë dhe në stade të parikuperueshme. Gjithsesi, njerëzit me çfarëdolloj ngjyre duhet të mbrohen nga diellit sepse rrezet UV janë një armik i përbashkët.
Mund të zhvillosh kancer të lëkurës edhe aty ku dielli nuk arrin: HPV-një virus human që është përgjegjës për kancerin cervikal te femrat mund të shkaktojë karcinomë skuamo-qelizore të organeve genitale. Edhe pse ky lloj kanceri ka 95% mundësi për t’u kuruar, ndodh shpesh që ai i formave genitale të kapet me vonesë duke ulur mundësitë e mbijetesës. Gjatë ekzaminimit mujor të lëkurës tuaj, mos harroni organet tuaja genitale. Femrat janë tre herë më të prirura për të zhvilluar një gjendje të tillë sesa meshkujt
Thonjtë e lyer janë të mrekullueshëm, por ajo që mund të fshihet pas tyre mund të jetë vdjekjeprurëse:
Melanoma e lëkurës mund të fshihet poshtë ose përreth thonjve. Jo rrallë herë edhe ndërmjet gishtave. Meqënëse në më të shumtën e rasteve ky lloj kanceri kur diagnostikohet është tashmë i përhapur, në 50% të rasteve mund të jetë fatal. Prandaj, fshijeni manikyrin të paktën një herë në muaj dhe inspektoni të tërë këmbën. Mjekët sygjerojnë që kremi kundër diellit të përdoret edhe në këtë pjesë të trupit.
Shkrimi u botua ne Almedicus, e perjavshme e Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit