Ashley Ragusa është gruaja 32-vjeçare, që u dënua me 9 vite burg pasi abuzoi seksualisht me dy minorene. Mbi monstrën nga Toledo, Ohajo rëndojnë tre akuza për incidente seksuale me dy vajza të vogla gjatë periudhës janar 2012 - 24 dhjetor 2013.

Sipas gazetës Toledo Blade, prokurorët e çështjes thanë se Ragusa i ka detyruar vajzat t’i kryejnë seks oral.

“Aktet që janë kryer me këto fëmijë në mendjen time janë të pafalshme,- mësohet t’i ketë thënë gjykatësi Judge Myron Duhart,- Ato veprime janë të tmerrshme. Nuk mendoj se ekziston një fjali që mund ta zvogëlojë sadopak peshën e atij akti. Nuk besoj se kam mjaftueshëm pushtet për të kompensuar atë që kanë vuajtur ata fëmijë.”

Ragusa tha se prej 5 vitesh jeta e saj kishte dalë jashtë kontrollit, pas vdekjes së babait të saj dhe përkeqësimit të martesës. Ra në depresion dhe nisi të përdorë drogë.

“Kthej kokën mbrapsht dhe më vjen turp. Nuk e njoh atë njeri”,- tha ajo dhe shtoi se u ishte mirënjohëse që e kishin mbyllur në burg prej një viti. “Jo vetëm që jam e kthjellët, por kisha mundësi të reflektoja mbi jetën time, si ishte, kush kam qenë, çfarë dua dhe çfarë duhet të bëj që të ndryshoj.”
abuzim
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)