Në pritje të Miss Shqipërisë
Mbrëmja e së premtes do të shënojë finalen e garës të bukurisë të “Miss Shqipëria” . 31 konkurrentet e këtij spektakli i kanë kapërcyer me kohë emocionet e ditëve të para.
Mbrëmja e së premtes do të shënojë finalen e garës të bukurisë të “Miss Shqipëria” . 31 konkurrentet e këtij spektakli i kanë kapërcyer me kohë emocionet e ditëve të para. Të mbledhura në grupe bukuroshet shqiptare kanë prekur tokën dhe detin, nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Për herë të parë këtë vit vajzat kanë kapërcyer kufirin edhe në drejtim të perëndimit. Nëse vitet e shkuara udhëtimet kanë ndalur në Mal të Zi apo Maqedoni, sivjet destinacion ka qenë Italia. Udhëtimi me anije ka ndalur në brigjet e jugut të vendit fqinjë dhe pak ditë më parë gjatë provave për natën finale të spektaklit, arkeologët dëshmuan se në Kalanë e Bashtovës ishin gjetur gjurmë të një bashkëpunimi të hershëm tregtar me fqinjët tanë, në Bari, në një nga lokalet që ka mirëpritur vajzat shqiptare, ato kanë parë të skalitur në hyrje të tij stemën e Bushatllinjëve, duke u bërë kështu padashje dëshmitare, por edhe ndërlidhëse të këtyre dëshmive që vijnë nga lashtësia. Megjithatë konkurrentet e Miss Shqipëria janë gati për natën finalen e 29 qershorit, që do të mbahet pikërisht në Kalanë e Bashtovës. Balerina dhe koreografija Olta Ahmetaj po punon me secilën prej tyre për një paraqitje dinjitoze në skenë, ndërsa Elton Deda ka gati himnin e ripunuar të "Miss Shqipërisë", i cili do të interpretohet nga "Tre Musketjerët" dhe fitueset e tre edicioneve të fundit. Këngëtarja, Era Rusi premton të surprizojë të premten me një numër special bazuar në muzikalin "Brulesque", ku përveç zërit do të shpalosë edhe talentin në kërcim. Armando Lika dhe Ori Jakaj do të interpretojnë "Vivo per lei", pjesë këto të ripunuara nga Alfred Kaçinari. Këngëtarja e re Luar do të interpretojë gjithashtu këngën e saj të re, ndërkohë që të ftuar specialë do të vijnë nga Rumania, pa harruar një tjetër interpretim të veçantë kushtuar Camërisë, i cili vjen rastësisht në të njëjtën kohë kur në Tiranë po organizohet Java Came.
Këto dhe surpriza të tjera parashikohen në spektaklin e së premtes, i cili edhe këtë vit do të prezantohet nga Alert Celoaliaj.
Su/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.6%
-
Jo
18.8%
-
Ndoshta
10.6%
Vota total: 912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miratohet draft-marrëveshja për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri në Tiranë
22 Korrik, 23:01
-
Vuçiç: Perëndimi po përgatitet për konflikt direkt me Federatën Ruse
22 Korrik, 22:58
-
Kushtoi 10 milionë euro, Kylian Mbappe blen shtëpinë e Gareth Bale në Madrid! Pishina, fusha futbolli dhe golfi
22 Korrik, 22:54
-
FOTO e re/ Momenti kur Blushi e Valteri përplasen fizikisht në Këshillin Bashkiak
22 Korrik, 22:50
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
'Çadra 30 euro më privon të ha drekën', ekspertja: Duhet turizëm i qëndrueshëm që gjeneron të ardhura për komunitetin
22 Korrik, 22:30
-
'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit
22 Korrik, 22:13
-
Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret
22 Korrik, 22:08
-
UEFA dënon Egnatian dhe Vllazninë
22 Korrik, 22:04
-
Blushi qëlloi Valterin me grusht, Meta: E provokoi, qen bir qeni! Një horr që priste 3 orë të bënte foto me mua
22 Korrik, 22:00
-
PD dhe shoqëria civile protestë kundër ‘Rozafa Tower’ në Shkodër: Kulla s'asht Cool
22 Korrik, 21:50
-
'Pazari, zemra e turizmit në Gjirokastër', kryebashkiaku Flamur Golemi: Çmimet janë stabilizuar
22 Korrik, 21:47