Në një kohë kur Kosova nuk po gjen rrugëdalje për formimin e qeverisë së re, “Lista Srpska”, partia serbe me më shumë vende në parlament bën publike 4 kushtet e saj për partinë ose koalicionin që dëshiron t’i bashkohet në qeverisje.
 
Në një prononcim për mediat kosovare, kryetari i Listes Serbe, Aleksandër Jabllanoviç këmbëngul se nuk do të heqë dorë nga kushtet e saj për t’iu bashkuar qeverisë së arshshme të Kosovës.
 
Kështu, anulimi dhe ndalimi i privatizimit të ndërmarrjeve publike në komunat serbe, krijimi i kushteve për kthim të qëndrushëm të serbëve, kthimi i pronës se Kishës Orthodokse serbe dhe formimi i asosascionit të komunave serbë janë 4 kushtet kryesore të Listës Serbe.

Përveç kësaj partie, edhe parti të tjera janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjshmërinë e Isa Mustafës në postin e Kryetarit të Kuvendit.
 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)