TIRANE- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 26 nëntor 2013, (ora 10:00), kërkesën e një grupi deputetësh të opozitës, që kërkojnë shfuqizimin e aktit normativ të qeverisë për disa ndryshime në ligjin e 'nëpunësit civil'.
Ankimimi në Kushtetuese i këtij akti, i miratuar më 30 shtator nga qeveria, kërkon pezullimin dhe shpalljen 'të papajtueshëm me Kushtetutën" të këtij vendimi.
Më 17 tetor, Kuvendi miratoi vetëm me votat e maxhorancës aktin në fjalë. Miratimi i tij u pa i domosdoshëm për shkak të pazbatueshmërisë së ligjit të 'nëpunësit civil', si pasojë e mungesës së akteve nënligjore dhe natyrës së përgjithshme të ligjit.
Vendimi i qeverisë u kundërshtua ashpër nga opozita e djathtë, pasi akti, sipas saj, synon që maxhoranca të bëjë spastrime në radhët e administratës.
Ligji "Për nëpunësin civil" ishte një ndër tre ligjet, miratimi i të cilëve u vendos si kusht nga Brukseli që Shqipëria të përfitonte statusin e vendit kandidat. Ai u miratua me konsensus në Kuvend më 30 maj, në një seancë të jashtëzakonshme.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com