TIRANE - Akti normativ i qeverisë Rama për shtyrjen me 6 muaj të zbatimit të ligjit “të Nëpunësit Civil” do të diskutohet nesër në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj informoi se relator i çështjes do të jetë deputetja Vasilika Hysi.

Pritet që opozita të mos jetë e pranishme në komision. Dje në një prononcim për median kryetari i PD-së Lulzim Basha e la të mjegullt faktin nëse opozita do vijojë të bojkotojë Kuvendin lidhur me ligjin “Për nëpunësin civil”, por shtoi se PD  nuk pranon të dialogojë për këtë çështje me mazhorancën, por vetëm me qytetarët.

“Akti normativ i sjellë në Parlament nuk lë vend për diskutim. Këtë e di çdo kush, uroj ta dijë edhe kryetari i Kuvendit, që akti normativ o votohet, o hidhet poshtë, pra nuk ka vend për dialog.”- tha dje Basha.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)