Në qumështin e nënës gjëndet
proteina antikancer që mbron beben

Në qumështin e nënës gjëndet <br />proteina antikancer që mbron beben
Rreth të mirave që përmban qumështi i nënës kemi dëgjuar të flitet shumë si në gjuhën mjekësore ashtu edhe në atë popullore.
“Qumështi i nënës është antibiotiku më i padëmshëm për të porsalindurin”- është termi që bashkon mjekësinë dhe populloren. Por është e qartë se mrekullitë e të ushqyerit me gji nuk kanë për të përfunduar kurrë. Sot studiuesit kanë zbuluar një tjetër motiv se përse është më mirë që foshnja të ushqehet me qumësht gjiri sesa me qumësht biberoni.

Pas disa studimesh të kryera së fundmi është zbuluar se në qumështin e nënës gjëndet një proteinë antikancer që mbron të porsalindurin.
Studiuesit e Institutit për fëmijët dhe spitali i specializuar pediatrik rajonal Burlo Garofolo në Trieste të Italisë kanë analizuar kulloshtrën (qumështi i ditëve të para), qumështin e gjirit dhe atë artificial duke zbuluar se përqëndrimi i proteinës antikancer, rezulton 400 nga 100 here më e larte se në gjak, ndërsa mungon në qumështin artificial. Studiuesit thonë se ushqyerja me gji ka një rol të rendesishem në ndalimin e te disa llojeve te kancerit të tillë si leucemia.

Nënat që kanë marrë pjesë në këtë studim u përzgjodhën sepse lindën fëmijë të shëndetshëm dhe sepse vetë ato rezultuan pa infeksione pas lindjes, pa temperaturë, mjedis i posacëm ky ku zhvillohet proteina antikancer.

(ob/shqiptarja.com).

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza