Në rradhë është veriu

Në rradhë është veriu
Akoma pa arritur që plotësisht të jene të vetëdijshëm për dëmin që u shkaktua me pranimin e marrëveshjes për përfaqësimin e Kosovës me fusnotë, popullit të Kosovës po i paralajmërohet dialogu i rradhës. Robert Cooper konfirmoi se do të dialogohet për veriun, në nivel të lartë politik në Bruksel. Nuk është shumë e qartë se cili do të jetë niveli i lartë politik,ministri i punëve të jashtme, dikush nga koleksioni i zëvendëskryeministrave apo vetë kryeministri, por do të dialogohet per territorin integral të Kosovës, të cilin nuk e kontrollon dot Qeveria e Kosovës tash e 13 vjet, deri sa në të qeverisin struktura paralele e kriminale të sponzorizuara nga vet Qeveria e Serbisë. Përpjekja formale e 25 korrikut kinse për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veri nga ana e Qeverisë, veç sa kishte për qëllim të faktorizonte veriun në problem politik, pa mundësi zgjidhjeje prej saj. U desh që sovraniteti në atë pjesë të vendit ti dorëzohet në menaxhim KFOR-it dhe EULEX-it si misione ndërkombëtare të sigurisë, që domosdoshmërisht nënkupton se edhe zgjidhja e problemit nuk bëhet dot pa ndërmjetësim ndërkombëtar.

Pas degradimit politik e shtetëror ne negociatat politike për çështje teknike, ku u hoq dorë nga çdo gjë që simbolizon shtetësinë e Kosovës, përfshi edhe termin Republikë, tani në rradhë është degradimi territorial i saj. Në këtë dialog Kosova do të përfaqësohet me fusnotën e fituar nga marrëveshja e fundit, sa për të na e përkujtuar rezolutën 1244 të OKB-së, e cila e garanton integritetin territorial dhe sovranitetin e pjesërishëm të Serbisë mbi Kosovën, deri sa Kosovës i garanton autonomi substanciale.

Duke i marrë parasysh të gjitha këto, rezultati i dialogut nuk është vështirë të parashikohet.Të gjymtuar politikisht e juridikisht, përfaqësuesit e Kosovës do të dialogojnë që të gjymtohen edhe territorialisht. Veriu do të fitojë status special në kuadër të Kosovës, ndërsa strukturat paralele të Serbisë që operojnë atje, do të shëndrrohen në struktura legjitime të këtij territori. Me këtë do të përmbushet edhe njëra nga pikat e rezolutës 1244, e cila parasheh që një numër punëtorësh administrativë dhe policorë të Serbisë të operojnë në Kosovë.

Pranimi i dialogut për veriun do të thotë pranim i fakteve të kryera. Pjesëmarrja në të do të thotë heqje dorë nga sovraniteti në atë territor, heqje dorë nga kontrolli mbi resurset ekonomike dhe natyrore atje, pranimi i strukturave paralele dhe kriminale dhe pranimi i vrasjes dhe spastrimit etnik të shqiptarëve nga këto struktura.Me këtë dialog bëhet legjitimimi i ambicieve hegjemoniste të Serbisë dhe aspiratave për rikthim të Kosovës nën jurisdiksionin e saj.

Serbia nuk e do vetëm veriun, por tërë Kosovën.Statusi special i veriut të Kosovës është fillimi bosnjëzimit të Kosovës. Veriu i Kosovës si njësi politike dhe territoriale do të shëndrrohet në qendër gravituese për të gjitha eknlavat serbe në pjesë tjera të Kosovës, ndërsa statusi special do të thotë edhe përfaqësim special në institucionet legjislative dhe ekzekutive të Kosovës, me të drejtë vetoje në të gjitha çështjet jetike për vendin. Kur kësaj ti shtohet edhe eksteritorrialiteti i Kishes Ortodokse Serbe dhe trashëgimia kulturore që i atribuohet asaj me planin e Ahtisaarit, bllokimi i funksionalietit të Kosovës si tërësi bëhet shumë i lehtë ashtu sikur i konvenon Serbisë, për ta argumentuar që populli shqiptar në Kosovë nuk është shtet formues dhe Kosova si e tillë është shtet i dështuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë