SHKODER- Situata vijon të paraqitet problematike në qarkun e Shkodrës përsa i përket zjarreve. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin vazhdojnë të jenë aktive 8 vatra zjarri në rrethet Pukë dhe Malësi e Madhe dhe 2 vatra nënkontrollin e strukturave pyjore dhe komunitetit në rrethin e Shkodres.
Sipas prefektes Vlotana Ademi janë 300 forca të cilët po operojnë ne terren për shuarjen e zjarreve. Në rrethin e Shkodrës janë 2 vatra zjarri në komunën Shllak në Qaf Erëz, dhe në komunën Postribë në fshatin Prekal. Në rrethin e Malësisë së Madhe janë 4 vatra zjarri të cilat ndodhen ne vende tepër të thepisura dhe te pamundura për të ndërhyrë nga toka. Në komunën Kelmend 3 vatra zjarri në fshatin Vukël, Budace dhe Gropa e Selcës.
Në komunën Kastrat një vatër zjarri në Fushë Zezë. Në rrethin e Pukës janë 4 vatra zjarri. Në komunën Iballe, në fshatin Iballë, në komunën Qafë Mali në fshatin Orosh, në komunën Blerim në fshatin Dardhë dhe në komunën Gjegjan në Fushë Laj. Gjatë ditës së sotme pritet edhe ndërhyrja nga ajri në rrethin e Pukës.
/Shqiptarja.com