Në shkurt nis puna për ndërtimin
e tubacioneve të TAP në Shqipëri
Viti 2016 do të jetë i rëndësishëm sa i përket ndërtimit të gazsjellësit transbalkanik TAP. Qeveria shqiptare synon që në mesin e këtij viti të fillojë punimet për hapjen e trasesë së tubacionit dhe ndërtimin e tij.
TIRANË - Viti 2016 do të jetë i rëndësishëm sa i përket ndërtimit të gazsjellësit transbalkanik TAP. Qeveria shqiptare synon që në mesin e këtij viti të fillojë punimet për hapjen e trasesë së tubacionit dhe ndërtimin e tij.
Në fund të janarit pritet të vijnë në Shqipëri tubacionet e para ndërsa në mars do të fillojë shpërndarja e tyre përgjatë korridorit ku do të kalojë gazsjellësi.
Deri më sot janë punësuar në këtë projekt 1050 persona, ndërsa numri pritet të shumëfishohet në muajt në vijim.
Gazsjellësi Trans Adriatik do të transportojë gaz natyror nga rajoni Kaspik në drejtim të Evropës. Ai do të përshkojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë, Detin Adriatik e më pas do të dalë edhe një herë në tokë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror. Gjurma e TAP-it përmes Shqipërisë është rreth 215 kilometra në pjesën tokësore dhe 37 km në pjesën detare në ujërat territoriale shqiptare të Detit Adriatik. Seksioni fillon në Bilisht të Korçës në kufirin shqiptar me Greqinë dhe mbërrin në Detin Adriatik 17 km në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë nga vija bregdetare. Përgjatë kësaj gjurme do të ndërtohen nëntë stacione valvulash bllokimi.
Gjatë verës së vitit 2015, TAP nisi ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe urave ndihmëse përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri. Në zonat malore, do të ndërtohen afërsisht 51 km rrugë të reja dytësore, ndërsa 41 km ekzistuese do të përmirësohen. Do të rehabilitohen 42 ura dhe do të ndërtohen tre të reja.
Punimet pritet të në të përfundojnë verën e 2016, kur pritet të nisë dhe ndërtimi i vetë gazsjellësit. Puna për ndërtimin e çdo ‘segmenti’ zakonisht llogaritet të zgjasë nga tre në gjashtë muaj ndërsa tubacioni do të jetë i futur nëntokë.
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.5%
-
Jo
46.2%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 6950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Lëvizje surprizë, Partizani shet Christian Mba në Ukrainë! Shuma që përfitojnë 'Demat'
11 Janar, 16:24
-
Të ‘pagdhendur’ në rrugë! Shoferët mbi 1mln gjoba në vit, shkeljet më të rënda të 2024-ës: Kryesojnë gjobat për shpejtësi, rrip sigurimi e celularë
11 Janar, 16:23
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari e nisin vitin me fitore, zhgënjejnë Besa dhe Apolonia! Shtyhet një duel
11 Janar, 16:10
-
Nga varrimi i Carter! Një imazh i veçantë, 5 presidentë, 379 vjet histori
11 Janar, 16:04
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A
11 Janar, 15:39
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54