Në shtator maxhoranca nis
punën për Reformën Zgjedhore

Në shtator maxhoranca nis<br />punën për Reformën Zgjedhore
Me nisjen e sesionit të ri parlamentar në 1 shtator parlamenti do të fillojë punën për reformën zgjedhore. Rekomandimet e OSBE/ODIHR kanë qenë të qarta për forcat politike kryesore për realizimin e kësaj reforme.

Megjithatë miratimi i reformës administrative-territoriale veç ndikimit që do të ketë në realizimin e reformës së re zgjedhore ka krijuar pakënaqësi të mëdha nga opozita e cila e braktisi votimin e saj. Një tjetër problem shqetësues për realizimin e reformës zgjedhore është edhe gjendja në të cilën ndodhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky komision vazhdon të funksionojë me katër anëtarë në kundërshtim me ligjin i cili përcakton shtatë anëtarë.

Ndryshe nga eksperiencat e mëparshme qeveria ka vendosur që të mos lërë për në momentin e fundit miratimin Kodit të Ri zgjedhor, por të fillojë punën për me nisjen e sesionit të ri parlamentar në muajin shtator. Reforma do të jetë në funksion të zgjedhjeve të vitit 2015 dhe pritet të realizohet në përmbajtje të rekomandimeve të ardhura nga ndërkombëtarët.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora

Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora