Në Shqipëri, ashtu si edhe në vende të tjera, po përhapet praktika e përdorimit të një valute elektronike, të quajtur Bitcoin (BTC). Në vendin tonë tashmë është krijuar grupi i investimit në Bitcoin, me përfaqësues të të cilit mund të vihet në kontakt kushdo fare lehtë nëpërmjet rrjeteve sociale.
Të interesuarve për të investuar në Bitcoin, personi që administron grupin u jep dy mundësi operimi, përkundrejt pagesës cash ose duke bërë blerje direkte në internet.
Revista Monitor njofton se ka realizuar kontakte me përfaqësues të përdorimit të monedhës në fjalë. Sipas shpjegimit të tyre, në Bitcoin ka dy lloje investimesh: pasiv dhe aktiv. Investimi si investitor pasiv kishte të bënte me blerjen e kriptomonedhave Bitcoin, të cilat më pas i rishisje në një moment të dytë, kur çmimi rritej në tregjet ndërkombëtare.
Ndërsa investimi aktiv në Bitcoin kryhet duke blerë një paketë, ku vlera më e vogël e është 500 dollarë dhe 99 dollarë paguhet anëtarësia. Më pas hardueri, në të cilin bëhesh pjesë pas blerjes së paketës, bën përllogaritjet e të gjitha transaksioneve që kryhen.
Sipas administratorit, në rast se do të blesh një paketë, çdo ditë do të kthehet një shumë “X” BTC nga ajo që kishe investuar fillimisht. Personi pas faqes Bitcoin Albania dërgon edhe video informuese për të shpjeguar mënyrën e funksionimit të kriptomonedhës.
Në rast se do të operosh me cash, administratori të mundëson takim me një nga përfaqësuesit në Shqipëri, të cilit i jep shumën që ke vendosur për të investuar.
Siguria
Bitcoin, që funksionon si një kriptomonedhë dhe si një sistem dixhital pagese, i shpikur nga një programues i panjohur (mendohet japonez), u përhap për herë të parë nga një softuer me të dhëna të hapura në vitin 2009, ku vlera e një Bitcoini ishte 0.05 dollarë. Sot, në tregjet ndërkombëtare, vlera e një Bitcoini ka arritur shifra të larta, mbi 2.000 dollarë.
Por, si çdo investim me kthim të lartë, rreziqet shkojnë në përpjesëtim të drejtë. Kriptomonedha, e cila megjithëse ekziston prej 2009-s në treg, por vetëm kohët e fundit ka bërë bujë në tregjet ndërkombëtare, ka filluar që të tërheqë dhe investitorë nga Shqipëria. Ajo ka tërhequr spekulantë, por edhe njerëz që duan të transferojnë pa rënë në sy fitime të arritura nga veprimtari kriminale.
I pyetur se çfarë sigurie ka investimi në Bitcoin, administratori përgjigjet se edhe ai vetë nuk ka siguri për investimin që ka kryer.
Institucionet
Megjithëse Banka e Shqipërisë, si dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, thonë se nuk ka asnjë kompani të licensuar për tregtimin e kriptomonedhës, e cila nuk është asgjë më shumë se një kod kompjuteri, individë të ndryshëm kanë filluar të promovojnë dhe të asistojnë në blerjen e parasë virtuale.
Administratori i Bitcoin Club Albania thotë se nuk kanë licensë operimi në Shqipëri, por vetëm në Zvicër, madje nuk kanë as zyra, por herë pas here organizojnë takime informuese.
Nga ana e saj, Banka e Shqipërisë këmbëngul se nuk ekziston asnjë subjekt financiar i licensuar për tregtimin e monedhës virtuale Bitcoin në Shqipëri. Kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë nuk e parashikon kryerjen e një veprimtarie të tillë në Shqipëri.
Edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare informon se nuk ka pasur asnjë kompani të licencuar për tregtimin e Bitcoin në Shqipëri.
Në këto kushte, një qytetar i kujdesshëm do të duhej të shmangte tërësisht përdorimin e mjeteve të tilla financiare okulte.
Por për paratë e pista kjo do të ofronte një mjet shkarkimi drejt së panjohurës, që ndoshta josh më shumë elementë, të cilët pritet të goditen nga Vettingu.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com