Në vitin 2017, 6 mijë persona
​do marrin pagesë papunësie

Për vitin 2017, rreth 6 mijë persona do të trajtohen me pagesë papunësie. Kështu parashikon buxheti i planifikuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. 

Për vitin 2017, fondi buxhetor për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, është planifikuar në vlerën 76.1 miliardë lekë, ose 4.8% të PB dhe së bashku me shpenzimet që financohen nga të ardhurat kontributive, buxheti i ministrisë arrin në vlerën 146.39 miliardë lekë ose 8.79% të prodhimit të brendshëm bruto.

Me anë të programit të shpenzimeve për vitin 2017 do të financohen programet e mbështetjes sociale prej të cilave do të përfitojnë 6 mijë persona do të trajtohen me pagesë papunësie. Ndërkaq, fondi për nxitjen e punësimit për vitin 2017, është parashikuar në vlerën 490 milionë lekë nga 90 milionë lekë që ishte në vitin 2013, pra me një rritje prej 400 milionë lekë më shumë ose 544 % më shumë.

Po ashtu, do të përfitojnë rreth 80 mijë familje ndihmë ekonomike, 164 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe 617 mijë pensionistë. Ky buxhet, në terma krahasimorë është 1.4% më i lartë se buxheti i akorduar për vitin 2016, ose 1 miliard lekë më shumë. Ndërkaq, fondi për arsimin profesional për vitin 2017 është parashikuar në vlerën 2.777 miliardë lekë nga 2.053 miliardë lekë që ishte në vitin 2016, pra me një rritje prej 723 milionë lekë, ose 35% më shumë.

Fondi “Përfshirja Sociale”, për vitin 2017 është parashikuar ne vlerën 119 milionë lekë. Për vitin 2017, programit buxhetor “Rehabilitimi i të Përndjekurve Politikë” është parashikuar në vlerën 2.038 miliardë lekë nga 2.036 miliardë lekë që ishte në vitin 2016, pra me një rritje prej 2 milionë lekë.

Skema e sigurimeve shoqërore për vitin 2017, parashikohet në masën 117.6 miliardë lekë ose 7.37% e PBB, me një rritje në masën 6 miliardë lekë krahasuar me buxhetin fillestar 2016. Për vitin 2017, subvencioni i shtetit për sigurimet shoqërore parashikohet të jetë në vlerën 47 miliardë lekë. Të ardhurat e realizuara nga sigurimet shoqërore për vitin 2017 parashikohen në vlerën 70 miliardë lekë, nga 68 miliardë lekë që janë në vitin 2016, pra me një rritje prej 2 miliardë lekë më shumë, ose 2.9 % më shumë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna