BAKU - Ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillojnë në Azerbajxhan, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare “Lufta kundër Korrupsionit.”
Gjatë fjalës së tij, ministri Naço e vlerësoi si të rëndësishme pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në këtë konferencë. Ai theksoi se “shkëmbimi i eksperiencave me vendet Europiane dhe të rajonit, rëndësi e madhe për ne”.
Kjo konferencë u organizua nga Këshilli i Europës dhe Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO). Gjatë qëndrimit të tij në Azerbajxhan, Ministri i Drejtësisë u takua edhe me homologun e tij Fikrat Mammadov.
Në raportin e GREKO të publikuar ditë më parë, rekomandonte Shqipërinë të intensifikonte luftën ndaj korrupsionit. Raporti gjithashtu vlerësonte se gjyqësori nuk gëzon besim tek publiku.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com