FRANCË - Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço në kuadër të vizitës zyrtare në Francë ka takuar Presidentin e Parë të Gjykatës së Kasacionit, Vincent Lamanda dhe Drejtorin për Evropën Kontinentale,Eric Fournier.
Në takim me Vincent Lamanda, ministri Naço u shpreh se “Dixhitalizimi i sistemit gjyqësor është i rëndësishëm në efiçencën e tij” duke shtuar se “Duam të përfitojmë nga eksperienca juaj për reformimin e sistemit gjyqësor”.
Ndërsa Presidenti i Parë të Gjykatës së Kasacionit, Lamanda u shpreh se ishte i impresionuar nga hapat e deritanishme, duke theksuar se janë të gatshëm për të asistuar në fushat e interesuara.
Ndërkohë që në takimin me Drejtorin për Evropën Kontinentale, Fournier, Naço tha se reformimi i sistemit nuk është vetëm çështje e mazhorancës, por është e nevojshme edhe përfshirja e opozitës.
Në takim Naço theksoi se “Marrja e statusit do të ishte përgjegjësi e madhe për Shqipërinë” Eric Fournier ka vlerësuar punën e deritanishme dhe ofroi bashkëpunim në luftën kundër trafikut dhe krimit të organizuar.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com