Naço në Gjermani takon homologun
Maas:Drejtësia sistem vlerash për BE

Naço në Gjermani takon homologun<br />Maas:Drejtësia sistem vlerash për BE
GJERMANI - Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve ka qenë në qendër të diskutimit mes ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe Ministrit të Drejtësisë së Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Maas.
 
Gjatë këtij takimi, Ministri Naço e ka konsideruar partneritetin dhe asistencën gjermane të një rëndësie të madhe, duke vlerësuar se përmbushja e reformave dhe sfidave për integrim përbëjnë një qëllim madhor i cili kërkon shumë përkushtim nga të gjithë aktorët.
 
Ndërsa ka bërë një ekspoze të hapave të ndërmarra deri më tani nga Ministria e Drejtësisë, Ministri Naço është ndaluar veçanërisht në përpjekjet e bëra nga ana e Qeverisë Shqiptare në drejtim të luftës kundër korrupsionit.
 
“Sistemi i drejtësisë simbolizon sistemin e vlerave të Bashkimit Evropian. Sa më fort të punoni në këtë drejtim aq më pranë BE-së do të jeni”,-u shpreh ministri Maas duke theksuar se zbatueshmëria e ligjeve është shumë e rëndësishme për anëtarësimin e vendit tonë.
 
Në këtë kuadër, kreu i drejtësisë shqiptare u shpreh se marrja e statusit do të thotë më shumë punë dhe më shumë përgjegjshmëri për gjithë klasën politike në tërësi.
 
Ministri Naço, gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, është pritur në një takim edhe nga Sekretari Parlamentar i Drejtësisë, Christian Lange.
 
Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve ndërmjet Ministrive të Drejtësisë së të dy vendeve. Bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në përpjekjet e bëra në drejtim të përafrimit të kuadrit ligjor shqiptar me legjislacionin europian.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku